E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Protesta e 3 marsit/ Paralajmëron Berisha: Do përdorim çdo mjet për përmbysjen e regjimit
Politikë

Protesta e 3 marsit/ Paralajmëron Berisha: Do përdorim çdo mjet për përmbysjen e regjimit

Kur kanë mbetur vetënm 4 ditë nga protesta e 3 marsit, e cila do të mbahet në të njejtën ditë me gjyqin për vulën e PD-së, Sali Berisha ka bërë një paralajmërim.

Në një takim me degët 1, 3 dhe 4 në Tiranë, Berisha paralajmëroi se demokratët do të qëndrojnë në këmbë për të demostruar se nuk do të pajtohen me monizmin e qeverisë.

Ai deklaroi se do të përdorin çdo mjet të mosbindjes civile për t’i shkurtuar ditët në pushtet kryeministrit Edi Rama.

“Ne takohemi sonte para një ngjarje shumë të rëndësishme për revolucionin tonë demokratik, para protestës së 3 marsit me të cilën ne duam ti demonstrojmë këtij regjimi që i bazuar në krimin, drogën dhe vjedhjen e qytetarëve shqiptarë, ka vendosur në Shqipëri monizmin si një fatkeqësi të madhe kombëtare.

Duam t’i demonstrojmë këtij regjimi se ne në asnjë rast dhe kurrë nuk do të pajtohemi me monizmin e tij dhe se ne do të bëjmë gjithçka për përmbysjen e këtij monizmi.

Koha e stabilitetit në kushtet e monizmit ka marrë fund njëherë e përgjithmonë. Ne do të jemi në këmbë, në betejë, ne do të përdorim çdo mjet të mosbindjes civile për t’i shkurtuar ditët dhe për të përmbysur këtë regjim.

Ky regjim, për çdo shqiptar të vërtetë, çdo shqiptar që i thotë lirisë së vet liri, dinjitetit, dinjitet, ëstë më i egër se çdo pushtim që shqiptarët kanë njohur në histori. Ky regjim sotme politikat që ka ndjekur, me varfërimin masiv të shqiptarëve, me shndërrimin e votës në një letër pa vlerë, fiktive ua ka nxirë jetën shqiptarëve, ua ka bërë vendin e tyre një vend në të cilin ata nuk mund të jetojnë. Ka shndërruar Shqipërinë në një vend ku të rinjtë dhe qytetarët largohen masivisht, shumë  më tepër se ata vendet e të cilëve janë në luftëra civile, ose kanë pësuar kalamitete të mëdha natyrore”, theksoi kreu i PD-së.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.