E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Protesta e opozitës, Veliaj: Vandalë të pamëshirshëm…
Politikë

Protesta e opozitës, Veliaj: Vandalë të pamëshirshëm…

Erion Veliaj ka reaguar duke dënuar aktet e protestuesve të opozitës, të cilët edhe një herë sot nuk nguruan të sulmojnë institucionet dhe të bëjnë pis imazhin e Shqipërisë.

Nëpërmjet një postimi i në rrjetet sociale, kryebashkiaku Veliaj denoncon hipokrizinë që sipas tij shfaq PD dhe drejtuesit e saj, të cilët nga njëra anë sulmojnë dhe prishin të bukurën dhe nga ana tjetër për interes të votave mbrojnë godinën e vjetër të Teatrit Kombëtar. Por ai thekson se edhe një herë sot Tirana braktisi dhunën dhe aktet e vandalizmit të institucioneve.

“Pamje mbresëlënëse nga Koordinatori i PD për Trashëgiminë Kulturore.! Paradite shkatërron veprën e Florestano di Faustos, pasdite kinse mbron tallashin e Teatrit! Hipokritë e vandalë të pamëshirshëm! Lum Tirana, ju ka bërë dalje me vakt e refuzon çdo herë ekskursionin tuaj të dhunës!”, shkruan Veliaj ndërsa ka postuar edhe një video të publikuar nga ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj nga sulmi me bojë ndaj institucionit që ai drejton.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.