Protesta e opozitës, zgjerohet harta e bllokimit të rrugëve. Ja akset që do të paralizohen
Ditën e nesërme, opozita ka vendosur të përshkallëzojë aksionin duke bllokuar akset kryesore të rrugëve.
Ndryshe nga protesta e kaluar, ku u bllokuan 5 akse kyçe në vend, harta e bllokimit të rrugëve, për ditën e nesërme do të jetë më e gjerë.
Burimet tona bëjnë me dije, se do të bllokohen akset kryesore të rrugëve në 12 qarqe të vendit.
Akset që do të bllokohen janë:
- Qarku Kukes – Ura e Drinit ne hyrje Rruges Kombit.
- Qarku Shkoder- Rruga Shkoder-Koplik
- Qarku Lezhe – Mbikalimi Milot
- Qarku Diber- Ura ne kryqezimin Burrel – Rreshen- Klos.
- Qarku Durres- Plepa, ne hyrje te Autostrades
- Qarku Tirane- Sheshi Shqiponja
- Qarku Elbasan – Mbikalimi Bradashesh
- Qarku Korçe – Hyrja, rruga nacionale e Korçes.
- Qarku Gjirokaster- kryqezimi i Rruges Permet-Tepelene – Gjirokaster .
- Qarku Fier- Rruga nacionale tek Ura Mbrostar.
- Qarku Berat ne Ura Vajgurore, aksi Berat – Ura Vajgurore.
- Qarku Vlore- Hyrja e superstrades Vlore- Levan
Protesta pritet të fillojë nesër në orën 18:00, ndërsa ky vendim u mor pas takimit që Basha bëri me aleatët. Në një prononcim për mediat, kreu i PD tha se kjo formë proteste vjen si një intensifikim dhe përshkallëzim i mosbindjesp
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



