Protestë në Kukës para Policisë, protestuesve ” u ngrihet” Rama
Të enjten, nga foltorja e Kuvendit, Kryeministri Edi Rama, në një replikë me kryeopozitarin Basha, e krahasoi popullin me organin gjenial mashkull që sipas tij, nuk i përgjigjet thirrjeve të opozitës për “tu ngritur”.
Deklarata mesa duket nuk është harruar nga banorë kuksianë, të cilët kanë protestuar sot para komisariatit të Policisë, duke kërkuar lirimin e personave të arrestuar lidhur me protestën e së shtunës në Rrugën e Kombit.

“Na është ngritur Rama”, ishte një prej pankartave që mbanin protestuesit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco


