Ditën e sotme do të mblidhet Kolegji Zgjedhor për të shqyrtuar ankimin e bërë nga Idajet Beqiri, pasi ky i fundit ka kërkuar që partia e tij “Uniteti Kombëtar” të ç’regjistrohet nga zgjedhjet e 30-qershorit.
Kërkesa e Beqirit u hodh poshtë nga KQZ. me argumentin se dekreti i Presidentit është antikushtetues dhe nul, pra nuk do të zbatohet. Por, pas KQZ-së çështja kaloi në Kolegjin Zgjedhor, i cili ka sot do të japë edhe fjalën e fundit.
Trupa e gjyqtarëve të Kolegjit Zgjedhor që do të shqyrtojë kërkesën përbëhet nga Astrit Kalaja, Ridvan Hado, Tomor Skerli, Artur Malaj dhe Lindita Sinanaj, pas largimit të gjyqtarit Gjin Gjoni.
Nëse Kolegji Zgjedhor do të pranojë kërkesën e Idajet Beqirit për t’u çregjistruar atëherë bëhet i ligjshëm dekreti i Metës. Por nëse Kolegji vendos të kundërtën, pra të rrëzojë kërkesën e Idajet Beqirit, sikurse bëri edhe KQZ, atëherë rrëzohet dhe dekreti i Metës dhe zgjedhjet zhvillohen ne 30 qershor, me vendim gjykate.
Nga ana tjetër maxhoranca në KQZ vijon me mbledhjet për zgjedhjet e 30 qershorit dhe po zhvendos qendrat e votimit në qytetet ku drejtojnë PD dhe LSI, në mjedise që nuk varen nga bashkitë. Nga ana tjetër opozita thekson se më 30 qershor nuk do të ketë zgjedhje.
Idajet Beqiri është ‘sebepi’ i provës së zjarrit që do duhet të kalojë dekreti i presidentit Ilir Meta, që për herë të parë s’provohet nga një institucion. Në mungesë të gjykatës Kushtetuese, Kolegji do të shqyrtojë sot dekretin e presidentit, duke i hapur rrugë zhvillimit të zgjedhjeve të 30 qershorit ose duke i dhënë të drejtë Metës.



