E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
PS ‘braktis’ kryebashkiakët! Balla i ashpër: Kush nuk deklaron të kaluarën të ndëshkohet më ashpër
Politikë

PS ‘braktis’ kryebashkiakët! Balla i ashpër: Kush nuk deklaron të kaluarën të ndëshkohet më ashpër

Pjesë nga deklarata e Taulant Ballës para selisë së PS-së për gazetarë:

Faleminderit edhe për pritjen deri më tani. Kishim një mbledhje tërësisht të fokusuar tek një prezantim të një axhende pune intensive të regjistrit të anëtarësisë së partisë që i paraprin procesit zgjedhor të partisë për zgjedhjen e strukturave të reja të partisë. Jemi në një proces të vazhdueshëm rikonstrukturimi. Gjithashtu ne kemi menduar që në Shkodër të ndërmarrim një hap ristrukturimi, për të pasur një vëmendje të veçantë njësoj si unë ppersonalisht por gjithë sekretariati dhe jam shpresëplotë që do të ndërtojmë një model konkurues ashtu siç I ka hije Shkodrës loce.

Nuk e kam dëgjuar çfarë ka thënë zoti Bushati, natyrisht brenda PS ka qëndrime të ndryshme. Por në rastin e Valdrin Pjetrit për shkak të një përgjegjësie tërësisht personale nuk u betua në detyrën të cilën e votoi populli I Shkodrës. Rama ka shprehur edhe sot që çdo përgjegjësi personale të personave që nuk deklarojnë të shkuarën e tyre, ne ta ashpërsojmë, dhe përmes ligjit të ndëshkohet më ashpër.

Ne ia besuam drejtimin e bashkisë së Shkodrës Valdrin Pjetrit dhe e fituam, por largimi i tij është përgjegjësi personale, dhe çdo kush do të mbajë përgjegjësitë e veta për veprimet e tij. Ne nuk do ti dalim kurrë në mbrojtje askujt për përgjegjësitë që mund të ketë para ligjit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.