E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
PS fitore të thellë në Korçë, Niko Peleshi: Ne nuk e ndajmë qytetin në ngjyra, nesër ngremë flamurin e punës për të gjithë qytetarët
Politikë

PS fitore të thellë në Korçë, Niko Peleshi: Ne nuk e ndajmë qytetin në ngjyra, nesër ngremë flamurin e punës për të gjithë qytetarët

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka festuar fitoren e kandidatit të PS, Sotiraq Filo në Korçë së bashku me të gjithë qytetarët.

Në një komunikim për mediat, Peleshi tha se PS nuk e ndan qytetin në ngjyra dhe se e gjithë bashkia do të punojë për qytetarët nga dita e nesërme.

“Ka fituar Korça, pasi programi ynë është për Korçën. Në shkollat që ne ndërtojmë luajnë fëmijët e socialistët dhe demokratët, ne nuk e ndajmë qytetin në ngjyra. Sot janë ulur flamurët e partive dhe nesër ngrihet flamuri i punës. Bashkia e Korçës punon për qytetin, dhe ne kemi një bast të rëndësishëm me historinë këtu. Duam të japim një shembull të shkëlqyer, jemi gjeneratë moderne. Korça të jetë frymëzim për të gjithë gjeneratat që do vijnë”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.