E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
PS-ja mbledh sot Kryesinë, katër emrat në garë për të zëvendësuar Valdrin Pjetrin
Politikë

PS-ja mbledh sot Kryesinë, katër emrat në garë për të zëvendësuar Valdrin Pjetrin

Kryesia e Partisë Socialiste pritet të zëvendësojë sot Valdrin Pjetrin si kreun politik për Qarkun e Shkodrës, pas dorëheqjes së tij nga marrja e postit të kryetarit të Bashkisë së Shkodrës.

Selia-e-PS-2Mbledhja e sotme e kryesisë se Partisë Socialiste do të ketë në fokus zgjidhjen e ngerçit për bashkinë Shkodër.

Top Channel, duke cituar burime nga PS raporton per katër emra potencialë për të zëvendësuar Valdrin Pjetrin.

Ata janë: ish-zëvëndëskryeminsitrja Senida Mesi, Megi Ajtyresa që vjen si propozim i degës së PS Shkodër, Zef Çuni,  ish-zëvëndësministër i Kulturës në Qeverinë “Rama 1” dhe Astrit Beci, mjek i njohur në Shkodër dhe ish-deputet i PS.

Megjithatë do të jetë kryesia e PS që do të vendosë mes këtyre kandidatëve potencialë.

Valdrin Pjetri u tërhoq nga marrja e detyrës së kryebashkiakut pas publikimit të dokumenteve kur rezultonte se kishte qenë vitë më parë i dënuar në Itali për shpërndarje narkotikësh. Këtë fakt, Pjetri nuk e kishte paraqitur në formularin e vetëdeklarimit, çka solli vendimin e largimit.

Sipas kalendarit të miratuar në asamble, në 16 shtator PS do të futet në një proces zgjedhor të gjatë për të zgjedhur drejtuesit e rinj të strukturave. Procesi do të zgjasë 5 muaj, duke nisur me 15-ditëshin e parë të shtatorit, kur socialistët do të përgatitjen për mbajtjen dhe organizimin e zgjedhjeve për të kulmuar në votimin e delegatëve të Kongresit në janar të 2020.

Edi Rama nuk ka preferuar që të kërkojë një mandat tjetër për ndërtimin e partisë, por e ka zgjidhur me Statutin e Partisë. Sekretari organizativ, Arben Pëllumbi, është shprehur se “Kryetari i Partisë, pas një procesi zgjedhor të fituar, automatikisht e merr mandatin. Në rast se PS nuk do të kishte fituar, atëherë kryetarit i lind e drejta të hyjë në garë dhe do të kishte pasur edhe një proces për kryetarin”.

AFATET

Organizatat socialiste
16 shtator – 10 nëntor

Kryetarët e PS në çdo bashki
17 nëntor – 7 dhjetor

Konstituimi i KS dhe Asambletë

8-20 dhjetor

Kongresi Zgjedhor 

Janar 2020

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.