E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
PS mbledh komisionin hetimor për Metën
Politikë

PS mbledh komisionin hetimor për Metën

Vendimi për ngritjen e komisionit hetimor për vijim e procedurës për shkarkimin e Presidentit Meta u botua sot në fletoren zyrtare, duke hyrë në fuqi.

Maxhoranca socialiste nuk humbi kohë dhe futi në axhendën e punimeve të Kuvendit mbledhjen e parë të këtij komisioni.

 

Sipas rendit të ditës të publikuar në faqen zyrtare të Kuvendit, parashikohet që ditën e nesërme të mblidhet ky komision me rend dite:

  1. Konstituimi i Komisionit Hetimor të Kuvendit
  2. Deklarimi i qëllimit të ngritjes së Komisionit me vendimin nr 84/2019 të Kuvendit;
  3. Zgjedhja e sekretarit të Komisionit Hetimor;
  4. Caktimi i relatorëve për hartimin e projekt rregullores së Komisionit dhe të planit paraprak të hetimit.Përbërja e Komisionit HetimorUlsi Manja, Kryetar– PS

    Alban Zeneli, zv.kryetar- opozita e re

    Vasilika Hysi, anëtare – PS

    Klotilda Bushka, anëtare– PS

    Bashkim Fino, anëtar– PS

    Alket Hyseni, anëtar– PS

    Adriatik Alimadhi, anëtar- opozita e re

    Halit Valteri,  anëtar- opozita e re

    Krenar Rryçi,  anëtar- opozita e re

    Anëtarë zëvendësues

    Adnor Shameti – PS

    Spartak Braho – PS

    Arlind Çacani –  opozita e re

    Zef Shtjefni opozita e re
    Axhenda-Kuvendit

  5.  Vendimi-Kuvendit-Hetimi
Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.