E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
PS mbledh sot Kryesinë! Do votohet më 6 Mars
Politikë

PS mbledh sot Kryesinë! Do votohet më 6 Mars

Pas dekretimit zyrtar të datës së zgjedhjeve të pjesshme, Partia Socialiste pritet të mbledhë sot Kryesinë e saj. Burime bënë të ditur se mbledhja e Kryesisë do të zhvillohet sot në orën 13:00 në selinë rozë.

Nje dite me pare, kreu i Shtetit, Ilir Meta  ka ftuar në konsultim vetëm kreun e Grupit të PS-së, Taulant Balla, ndërkohë që ditën e sotme bëri të ditur se data e caktuar për zgjedhjet e pjesshme në 6 bashkitë e vendit do të jetë data 6 mars. Meta bëri me dije se më 6 mars do të zhvillohen zgjedhjet për kryetar bashkie në Shkodër, Dibër, Durrës, Vorë, Rrogozhinë dhe Lushnjë.

“Uroj që ky proces të jetë një shembull i besimit te demokracia dhe vota e lirë!”, shkruan Meta.
Nga ana tjetër demokratët reaguan me anë të Sekretari i Përgjithshëm Gazmend Bardhi e etiketoi takimin Balla-Meta si teatrin e radhës së trekëndëshit të Bermudës!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.