E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
PS shpall një tjetër kandidat për zgjedhjet bashkiake
Politikë

PS shpall një tjetër kandidat për zgjedhjet bashkiake

Partia Socialiste ka zyrtarizuar kanatin në Përrenjas, për zgjedhjet lokale. Lajmin e ka bërë të ditur kryearti i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla.

“Më në fund, më 30 Qershor, pas 4 vitesh kemi mundësinë të ndryshojmë fytyrën e Bashkisë së Përrenjasit. Kemi shansin t’u ofrojmë qytetarëve të Prrenjasit shërbimin e duhur, korrektësinë dhe mbi të gjitha ndershmërinë. Në një takim të ngushtë me drejtuesit e Partisë Socialiste Prrenjas ishim të gjithë në një mendje se kandidati ynë më i mirë është deputeti Nuri Belba, i cili për 4 vitet e ardhshme, në krye të bashkisë së Prrenjasit, do të punojë shumë, jo vetëm për t’u shërbyer qytetarëve, por edhe për të ndrequr gabimet e 4 viteve të kaluara”,shkruan Balla në një shënim në Facebbok.

“Nuri Belba është një kandidaturë shumë e mirë për Bashkinë e Prrenjasit. Kemi një shans të artë për të vendosur një njeri që gjithë jetën është karakterizuar nga ndershmëria”, shton Balla, që më tej gjatë statusit të tij sulmon opozitën dhe kadndiaten e bashkisë Prrenjas, që vjen nga radhët e LSI-së.

Deri më tani, PS ka zyrtarizuar kandidatët për disa bashki: Erion Veliaj në Tiranë, Safet Gjici në Kukës, Gjon Gjonaj në Pukë, Pjerin Ndreu në Lezhë, Gledian Llataja në Elbasan, Armando Subashi në Fier, Majlinda Bufi në Roskovec, Kastriot Gurra në Librazhd, Sotiraq Filo në Korçë.

Ndërkohë, opozita ka deklaruar se nuk do të futet në zgjedhje pa largimin e Edi Ramës nga drejtimi i qeverisë dhe krijimin e një qeverie tranzitore në mënyrë që të krijohet kushte për zgjedhje të lira.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.