E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Pse Belind Këlliçi mbështeti Sali Berishën?
Sot

Pse Belind Këlliçi mbështeti Sali Berishën?

Belind Këlliçi  në  2015-ën  u zgjodh kryetar i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, duke krijuar një frymë  tek të rinjtë e FRPD-së dhe  kjo mbështetje duket se  është në kuota të larta edhe pse në PD e  ndarë shumë të rinj hezitojnë të bëhen pjesë e lojrave dhe përplasjeve brenda partisë.

Belind Këlliçi është 34 vjeç bëri   debat të hapur me kryetarin  e dorëhequr tê  PD-së  Lulzim Basha për mënyrën  e  zgjedhjet të  reja në forumin e të rinjve.

Ky debat publik çoi në një tension të skajshëm marrëdhënien  me Bashën edhe pse  prej vitesh kishin  bashkëpunuar  politikisht  në PD.

I pakënqur nga  mungesa  e promovimit të  rinjve të Forumit në strukturat zyrtare të PD-së   në zgjedhjet e  vitit 2017  dhe 2021  dhe Basha nuk  mbajti  premtimi ndaj të rinjve që 35% e kandidatëve do të vinin nga ata. duket se  ishte ftohja e madhe edhe pse vete Këlliçi kandidoi dhe fitoi në Kombinat. Por nuk munguan dhe anatemimet  dhe aludimet e lidhjeve të fshehta duke e i përmendur faktin që vëllai i tij kishte punuar për ministren e  Ramës, Belinda  Balluku.

Përzgjedhja e kandidatëve për deputetê jo vetëm nuk oërfshiu  “5%  e të rinjeve nga  FRPD e kandidatëve për Kuvendin e Shqipërisë pot komisioni i vlerësimit të kandidatëve nga Basha as nuk i nori në konsideratē ambiciet për të pasur karriere politike figurave të FRPD. .

Pse është  Këlliçi mbështetës i flaktê i Sali  Berishës?!

Berisha  në vite ka promovuar bashkëpunëtoret e tij ndoshta  ai num ka ngurruar qe  të punoje edhe me kritikët e tij më të mëdhenj në 2005 e hapi  PD, me KOP-in e  Bashës me shiokë.  Pas vendimir të Gjykatës së Tiranës për njohjen  e  11 dhjetorit 2021 Belind Këlliçi u pa të shoqëronte Sali Berishën në Selinë e PD-së me gruoin  Berishen me foltoret  duke i dhënë  një imazh që duket se ngjiti.

  Këlliçi ka qenë drejtues departamenti, mes pas drejtues Forumi,  sekretar në parti për pronat dhe për pasojë anëtar i kryesisë, së fundmi edhe deputet.

Karriera e  Këlliçit pas  disfatës në zgjedhjet e 25 Prillit  dhe përplasjeve me Bashën duket se ka gjetur përkrahje të fortë nga grupi i rithelimit dhe Berisha. Ndoshta  tek Këlliçi po shohin një drejtues  për betejat  politike të PD-së?!

Pse ai nuk foli kur duhej por vetëm kur pati një vendim të hapur të Lulzim Bashës ndaj Sali Berishës me 9 shtator?

Por çfarë e lidh Belind Këlliçin me Sali Berishën?

Hapësira e mendimit ndryshe, liria për të kritikuar organizatorin e Foltores… apo qëllimet e tij pragmatiste për të synuar një ditë drejtimin e PD-sê.

Kliçi ka marrë 11 mijë e 601 vota në zgjedhjet e fundit me 25 prillit.

.Në takimin e parë publik të foltores kur Këlliçi iu bashkua  Berishës  gjatë takimit  ish-kryeministri   tha se Këlliçi nuk ishte promovuar nga Basha pasi  ky i fundit e shihte konkurrent për parti.

https://youtu.be/dZ82WpaHoww

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.