Pse e larguan Xhafajn, Berisha: Filloi “të kafshojë” ndaj u largua
Ish-kryeministri Berisha ka komentuar edhe njëherë dorëheqjen e Fatmir Xhafajt si ministër i Brendshëm.
I ftuar në emisionin “5 pyetje nga Babaramo”, Berisha shprehu mendimin se Xhafaj ishte larguar pasi ishte bërë i rrezikshëm për Ramën.
Berisha u shpreh:
Xhafaj filloi “të kafshojë” ndaj u largua. Për këtë shkak u bë i rrezikshëm për Ramën. Kë do kafshonte? Ai kërcënoi me “kafshim” Gjiknurin, Ahmetajn. Këta janë të gjithë të lidhur me krimin. Edhe Klosi është i lidhur me krimin. Ne e sulmonim sepse ai përdori metoda të sigurimit të shtetit me Ardi Veliun duke mbrojtur vëllain e tij. Ajo që bëri me çështjen Babale duke manipuluar provat e bën që të kalbet në burg. Pse iku ai në një mënyrë krejt mafioze? Ai iku dhe nuk dha asnjë sqarim. Bëri edhe disa kërcënime dhe mbylli gojën. Shqiptarëve nuk u është thënë ende pse iku ministri i Brendshëm. Cili ishte mesazhi që dha Rama me largimin e Xhafës? Ky u arrestoi, por unë e qërova.”
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



