E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Pse Finlanda është vendi më i lumtur në botë?
Sot

Pse Finlanda është vendi më i lumtur në botë?

 

Për pesë vjet me radhë, sipas Raportit të Lumturisë Botërore , Finlanda është renditur në vendin e parë si vendi më i lumtur në botë.

Filozofi finlandez dhe studiuesi i psikologjisë Frank Martela , PhD, që studion bazat e lumturisë, shpjegon se cfarë i bën saktësisht njerëzit në Finlandë kaq jashtëzakonisht të kënaqur me jetën e tyre?

Për të mbajtur një cilësi të lartë të jetës, janë tre gjëra që finlandezet nuk i bëjmë kurrë:

1. Nuk e krahasojnë veten me fqinjët e tyre.

Është një varg i famshëm nga një poet finlandez: “Kell’ onni on, se onnen kätkeköön”. Përkthyer përafërsisht do të thotë: Mos krahaso apo mos u mburr për lumturinë tënde.

Finlandezët e zbatojnë ,këtë veçanërisht kur bëhet fjalë për gjërat materiale dhe shfaqjet e hapura të pasurisë.

2. Nuk i anashkalojnë të mirat e natyrës.

Spas një sondazhi të vitit 2021, 87% e finlandezëve mendojnë se natyra është e rëndësishme për ta sepse u siguron atyre paqe mendore, energji dhe relaksim.
Në Finlandë, punonjësit kanë të drejtë për katër javë pushime verore te cilat preferojne ti kalojne ne natyre . Sa më pak pajisje, qoftë edhe pa energji elektrike apo ujë të rrjedhshëm në shtëpitë e pushimit aq më mirë.

3. Ata nuk e thyejnë rrethin e besimit të komunitetit.

Hulumtimet tregojnë se sa më të larta të jenë nivelet e besimit brenda një vendi, aq më të lumtur janë qytetarët e tij.

Në eksperimentin e “portofolit të humbur” në 2022 qe testoi ndershmërinë e qytetarëve duke hedhur 192 kuleta në 16 qytete në mbarë botën. Në Helsinki, 11 nga 12 kuletat iu kthyen pronarit.
Finlandezët priren t’i besojnë njëri-tjetrit dhe të vlerësojnë ndershmërinë. Nëse harroni laptopin tuaj në një bibliotekë ose keni humbur telefonin në tren, mund të jeni mjaft të sigurt se do ta merrni atë./ Irena Beqiraj

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.