E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Pse Kulla shkruante artikuj në mbështetje të rruspave të pushtetit ?
Sot

Pse Kulla shkruante artikuj në mbështetje të rruspave të pushtetit ?

Pellumb Kulla, i rreshtuar fuqishem ne mbrojtje te projektit korruptiv te qeverise per prishjen e Teatrit dhe shkaterrimin e trashegimise kulturore, na e sqaroi sot cudine, se perse nje njeri i artit mund te mberrije deri ketu.

Ai beri te ditur se Erion Veliaj i ka akorduar nje buxhet per te vene ne skene nje komedi te tijen, gje qe ai e konsideron si “miresi” nga ana e saj.

Para pak ditesh ai kishte nje shkrim ku ironizonte te gjithe ata qe kane dyshime ndaj atyre artisteve qe nuk mbrojne teatrin. Ai tallej me aludimet e shume njerezve se keta qe i dalin ne krah qeverise jane te shitur.

Por, si ta shpjegojme qe, ndersa koleget e tij perlesheshin me policine per te mbrojtur teatrin, Kulla shkruante artikuj ne mbeshtetje te rruspave te pushtetit, duke sulmuar protestuesit?

Natyrisht, nuk jemi militante qe sulmojme verberisht kedo qe nuk mendon si ne. Por nuk jemi naive, per te mos kuptuar se ka arsye te tjera, aspak idealiste, qe i shtyjne shume njerez te shumte ti thone derrit daje, ne sherbim te pushtetit.

Ndersa artiste protestues perballen me kercenime, shantazhe, sulme personale, linçime nga me te felliqurat me akuza e shpifje nga me ordineret, z. Kulla shperblehet me fonde. Sado te kemi miresine per te mos gjykuar pa fakte, nuk mund te jemi aq naive sa te mos gjejme lidhje midis raportit te Bashkise me dy grupet e artisteve. Realiteti ku jetojme nuk na lejon te besojme tek mrekullite dhe rastesite. 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.