PSE NUK DUHET PAGESA MBI RRUGËN E KOMBIT
LEDIAN DROBONIKU
Rruga e Kombit është vepër strategjike për bashkimin e Kombit Shqiptar. Ky interes ishte dhe është më i rëndësishëm se ai i ngushtë ekonomik, prandaj u pagua kaq shtrenjtë nga buxheti i varfër shqiptar. Vënia e pagesës dekurajon fluksin mes shqiptarëve dhe eklipson nevojën për bashkimin me Portin e Durrësit (kundërshtuar nga Greqia sepse hiqte peshën portit të Selanikut) i cili do afronte ekonomitë tona, largonte Kosovën nga influencaserbe, trasformonte Shqipërinë në vend tranzit me qindra milionë euro fitime neto.
Shteti shqiptar merr 10fish taksa për qarkullimin duke u ndryshuar destinacionin e mos përdorur për rrugët. Kjo bie në kundërshtim me ligjin për buxhetin aprovuar çdo vit.
Vizioni neoliberist që po ndjek kasta e tranzicionit është antikombëtar. Privatizimi i pasurive kombëtare si nafta, minierat, bankat, portet, aeroportet, telekomunikacioni apo tani rruga e kombit dobëson shtetit dhe minon zhvillimin e vendit dhe ngritjen e një ekonomie kombëtare.
Pagesa e rrugës është barrë e rëndë për popullin shqiptar me papunësi e varfëri të thellë. Kjo godet më shumë pjesën më të varfër të Shqipërisë VeriLindore duke thelluar pabarazinë në vend. Shteti ka synim ato politika që harmonizojnë zhvillimin homogjen të territorit e jo e kundërta.
Shteti para se të bëjë me pagesë disa rrugë duhet të sigurojë më parë rrugë alternative publike për të përmbushur detyrimin kushtetues për akses universal ndaj së drejtës së lëvizjes.
Barra fiskale në vend bie kryeisht mbi shtresën e varfër dhe biznesin e vogël. Nëse do aplikonim tatime të drejta si në vendet normale, Fitimet që do vinin nga:
Bankers Petrolium do ishin 200 milion euro në vit, sa 10vjet pagesa e rrugës.
Bankat e nivelit të 2 = ~300 milion
Shoqerite e telekomunikimit dhe sigurimi =~250 milion euro
Monopolistet e importit =~300 milion
Sipas Kontrollit te Larte te Shtetit dhe organizmave ndërkombëtarë, nga skandalet apo se Shteti shqiptar shpërdoron në vit (lexo Vjedh) 1.2 miliardë euro (100 vjet pagesa e rrugës)
Vizioni i kastës së tranzicionit është privatizimi i gjithë Shqipërisë në duart e pak njerëzve dhe lobeve. Kështu populli nuk do ketë ndaj kujt të ankohet më. Edhe vota do jetë e pavlerë se fatet vendosen diku tjetër si ka ndodhur këto 27 vite.
Varfëria e popullit për ta skllavëruar ose detyruar të braktisë vendin është vazhdim i një projekti të vjetër për tu dorëzuar këto troje lobeve të huaja që ta popullojnë vetë e me skllevër të huaj.
Reagimi i popullit të Kukësit është legjitim pasi paguan shtrenjtë veprat kombētare si hidrocentralet e nuk u shpërblye por u penalizua. Reagime të tilla duhet të përhapen kudo në Shqipëri për të frenuar kastën nga privatizimi i të gjitha rrugëve, ujit e çdo pasuri kombëtare.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



