PSE NUK MUND TE KRAHASOHET BASHA ME BERISHEN!
Gent Kaprata
Pas nje opozitarizmi 45 mujor shterpe z. Basha e futi partine ne ‘cadren e lirise’, qe ne fakt rezultoi te ishte bunkeri i tij personal per te mbrojtur postin e tij si kryetar i PDs. Ne keto 45 muaj z. Basha nuk beri asgje tjeter vecse perseriti ne menyre akoma me joorigjinale opoziten e z. Nano, z. Berisha dhe z. Rama duke e mbeshtetur diskursin politik te partise te anatemimi i kundeshtareve te vet politik dhe punet e tyre qeverisese ne dy drejtime kryesore: trashgimnia komuniste dhe korrupsioni galopant. Ndersa ‘cadra’ ishte diskursi i kthyer, i materializuar ne aksion politik, por asnje risi.
Sikur te mos mjaftonte kjo, z. Basha beri nje veprim qe nuk kishte ndodhur ndonjehere ne historine e tranzicionit shqiptar. Ai beri nje marrveshje te fshehte (edhe sot askush nuk e di cfare ishte ajo marrveshje) me kundeshtarin politik, duke kaluar nga ekstremi i kerkeses per doreheqje te Kryeministrit si e vetmja rruge qe siguronte zgjedhje te lira, ne dhenien e sigurive me emrin e tij se zgjedhjet do ishin te lira edhe me z. Rama si Kyeminister.
Me tej, duke anashkaluar, per te disaten here ne 45 muaj detyrimet statuore ai perzgjodhi nje liste private per kandidate ne zgjedhjet qe duhet te ishin te lira sipas garancive te tij. Sikur te mos mjaftonte kjo, ai mori persiper dhe garantoi, kete rradhe jo gjithe shqiptaret por vetem demokratet, se ai i gjendur perballe vendimeve te veshtira i kishte marre ato dhe se kjo ishte lista qe do ta bente ate Kryeminister dhe do sillte PDn ne pushtet.
Perfundimin dhe rezultatin e zgjedhjeve i dime te gjithe, por z, Basha nuk po mban pergjegjesi per asnje vendim personal (antistatuor) qe ka marre prej 45 muajsh ne PD. Ai nuk po mban pergjegjesi as per opozitarizmin shterper dhe negativ, as per bllokimin nepermjet bojkotit qe i beri reformes territorialo-administrative dhe asaj te drejtesise, as per futjen e marrdhenies se PD me nderkombetaret ne nje armiqesi te shprehur nga keta te fundit, as per ngritej e cadres dhe tradhtise qe ju be asaj.
Sot z. Basha e kane marre ne mbrojtje socialistet! Dhe po e bejne duke sulmuar kundeshtaret e tij demokrat, me arsyetimin ‘pse nuk folen keta, kur keshtu sillej edhe z. Berisha!’. Kjo merriton dy pergjigje. Se pari, z. Beisha nuk eshte sjelle asnjehere keshtu. Ai vertet merrte vendime per PDn, mirepo ne cdo rast ai mblidhte organizmet vendimarese te saj. Eshte e vertete qe ne te shumten dermuese te rasteve, keto organizma dilnin ne perfundimin qe donte z. Berisha, porse kjo vinte si rezultat i aftesive personale te z. Berisha per ta cuar vendimarrjen ne ate pike qe donte ai dhe jo se anashkalonte strukturat.
Se dyti, cka eshte edhe me e rendesishme, eshte fakti se Shqiperia pas doreheqjes se z. Nano dhe z. Berisha duhet te kalonte ne nje nivel me te larte te demokracise dhe vecanerisht te demokracive brenda partive. Eshte e kuptueshme (jo e justifikueshme) qe keta dy lider te kishin diskurs dhe veprim politik te orientuar nga konteksi i diktatures nga kua ata ishin formuar si individe. Keshtu qe largimi i tyre nenkuptonte, me se paku, edhe nje ere te re per demokracine ne partite shqiptare. Prandaj, krahasimi i z. Basha me z. Berisha nuk duhet te jete nje argument ne mbrojtje te diskursit dhe veprimit te tij politik.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



