E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Pse qeveria ka vendosur te përcaktojë çmimet e ushqimeve dhe karburantit?
Sot

Pse qeveria ka vendosur te përcaktojë çmimet e ushqimeve dhe karburantit?

 

Njerëzit po paguajnë shumë më tepër për ushqim, karburant dhe shërbime të tjera. Megjithëse duket sikur inflacioni erdhi vetëm për shkak të Luftës, nuk eshtë kështu.
Rritja e inflacionin është proces që ka filluar që prej prillit 2021, edhe duket se do të na shoqërojë për kohë gjatë.

Ekonomistët janë skeptikë ndaj kontrolleve të çmimeve edhe skepticizmi bazohet në konceptet bazë ekonomike. Të pyetur nga një anketë e Universitetit te Chicagos, nëse kontrolli i çmimeve mund të reduktojë inflacionin, pra të pengojë rritjen e cmimeve gjatë vitit të ardhshëm, më pak se një e katërta e ekonomistëve të anketuar thanë se pajtoheshin me kontrollin, ndërsa gati 60% thanë se nuk pajtohen me të.

Argumenti i parë kundër kontrollit të çmimeve , konsiston në faktin që ai i shtyn kompanitë të ofrojnë më pak produkt. Kufizimi i sasive që kompanitë ofrojnë shtrembëron tregjet, duke shkaktuar mungesë , duke përkeqësuar më tepër problemet e zinxhirit të furnizimit , ndërsa inflacioni mund të reduktohet vetëm përkohësisht .
Argumenti I dytë eshtë që ky është një mekanizëm që mund të përdoret për afat të shkurtër, për të korrektuar efektet që janë shkaktuar nga faktorë që zgjasin për pak kohë. Për ketë arsye ai nuk mund të përdoret si kurë për inflacionin I cili mund të shtrohet këmbekryq për kohë te gjatë.

Përshembull, kontrolli I cmimeve u perdor për herë të fundit gjatë viteve 1970, kur ish-presidenti Richard Nixon krijoi Këshillin e Kostos së Jetesës dhe bllokoi shumicën e rritjeve të pagave dhe çmimeve për 90 ditë. Inflacioni u ngadalësua përkohësisht pasi arriti në 5.8% brenda 1970.
Por përpjekjet e mëvonshme të Nixon për të kufizuar çmimet ishin shumë më pak të suksesshme. Republikani u përpoq vazhdimisht të ngrinte çmimet gjatë disa viteve të ardhshme, por inflacioni u rrit në 11% në 1974 .
Nixon i cili kishte punuar në fillim të karrierës së tij si avokat për Zyrën e Administrimit të Çmimeve, e cila u krijua gjatë Luftës së Dytë Botërore për të vendosur tavanet e çmimeve mbi qiratë dhe një gamë të gjerë produktesh, kishte harruar edhe efektin tjetër te përcaktimit të cmimeve, lulëzimin e tregut te zi në atë periudhë .
Shumë vende , edhe para konfliktit në Ukrainë kanë vendosur të kontrollojnë inflacionin me anë te kontrollin të cmimeve. Sipas Reuters në Janar 2022 kryeministri hungarez Viktor Orban tha se përpara zgjedhjeve kombëtare të prillit, do të ulte çmimin e miellit, sheqerit, vajit të lulediellit, qumështit, këmbëve të derrit dhe gjoksit të pulës.
Strategjia e kontrollit të cmimeve për një periudhë maksimumi 3 mujore është një strategji e përdorur edhe ne Europë kryesisht për produktet energji gaz edhe karburante. Një mënyrë kjo edhe “për te fituar kohë”, përpara ndërhyrjeve më te decizive si rritja e normave te interesit.

Ndërsa në vende si Amerika po përdoret rezeva shtetërore e karburanteve për të ndikuar tek cmimi I karburanteve, ne nuk e kemi një mundësi të tillë. Biden po ashtu po aktivizon ligjet antitrust per të gotitur rritjen e çmimeve nga përpunuesit e mishit, një industri që kontrollohet nga vetëm një pjesë e vogël e firmave të mëdha. Ndërkohë qe përqendrimi i tregjeve tek ne është edhe më ekstrem . Përshembull pjesën kryesore të tregut të karburanteve në Shqipëri e zoteron një kompani madhësia e te cilës është sa 5,6% e PBB -së , megjithëse kompania nuk zhvillon asnjë aktivitet prodhues .

Pra Shqiperia duket me më pak zgjidhje . Megjithese dyshoj në aftësinë edhe kapacitetet e qeverisë për përcaktime të arsyeshme edhe të drejta te cmimeve, kontrolli I cmimeve , duket se është e vetmja masë afatshkurtër që I ka mbetur.

Por nëse gjigandi inflacion ka dalë nga shishja për kohë te gjatë , duke na gjetur pa hapsirë fiskale për manover , me tregje apo me keq ekonomi të përqendruar në pak duar , edhe me rreth 38% te popullsisë me të ardhura më të ulta se 140 euro në muaj , këtë situatë nuk e zgjidh kontrolli I cmimeve.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.