Pse sulmi ndaj kësaj partisë së re të Patozit është absurd?!
Klodian Tomorri
Një nga akuzat kryesore të opozites ndaj Rames është se ai nuk lejon garë. Vjedh zgjedhjet, mbyt konkurrencen e të tjera si keto. Tani të akuzosh Ramen që nuk lë garë dhe pastaj ti versulesh një partie tjeter, thjesht dhe vetem pse po hapet sikur nuk shkon.
Cdo njeri ka të drejtë të zgjedh dhe të zgjidhet. Ky është treg i lirë. Edhe nëse është parti e sponzorizuar për ti shërbyer pushtetit, ata që e gjykojnë në fund janë njerezit.
Nëse kjo partia i shërben Ramës dhe arrin të marrë vota do të thotë që një pjesë e mbeshtetësve që kanë qenë pranë opozitës tani duan ti shërbejnë Ramës. Janë të lirë ta bejnë këta këtë punë nuk i ndalon dot kush.
Nese nuk i sherben Rames dhe merr vota, do të thotë se një pjesë e qytetareve të ketij vendi nuk janë dakord as me Ramen as me partitë aktuale të opozitës dhe duan dicka tjetër. Edhe këta janë plotesisht të lirë ta bejnë.
Nëse nuk merr vota fare, atehere pse duhet sulmuar se as nuk ka per ti prishur punë njeriu as ka për të ndrequr. Nuk është se shtimi emrave partive që garojnë i bën zgjedhjet me legjitime apo më të moralshme, nëse opozita nuk merr pjesë.
Të gjithë janë të lirë të bëjnë ca të duan. Ky është parimi i demokracisë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



