E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Pse u shqetësua Veliaj nga shkrimi i Shkullakut?
Sot

Pse u shqetësua Veliaj nga shkrimi i Shkullakut?

Në shënimin e tij, Shkullaku ngre pyetje se përse debati shpërtheu pikërisht tani dhe a është provokuar vërtet i gjithë debati nga Arlind Qori?! 

Kulla “Mali i Tiranës” ka ndezur debatin mes politikës më shumë se çdo çështje tjetër kohët e fundit në vend. Të gjitha palët, pozitë dhe opozitë nxitojnë që të japin shpjegimet e tyre, duke u finalizuar me një shkrim të gjatë të kryeministrit Edi Rama. Dje gazetari Armand Shkullaku publikoi një shënim të tij në Lapsi.al, ku shkruante se shqetësimi i Edi Ramës vinte nga dilema se kush mund të qëndrojë pas idesë perfide se me anë të kësaj kulle ai po kompromenton opozitën reale. Në shënimin e tij, ai ngre pyetje se përse debati shpërtheu pikërisht tani dhe po ashtu pyet nëse është provokuar vërtetë i gjithë debati nga Arlind Qori, komenton Dosja. al 

“Me gjasë, nuk është fuqia ndikuese e Arlind Qorrit që ka provokuar këtë furtunë mbi moralin e shprishur dhe pushtetin okult të kryeministrit. Arlind Qorri, ka folur e protestuar me dhjetra herë, por kurrë nuk i është dhënë një hapësirë e tillë mediatike. Mekanizmin për të poshtëruar kryeministrin si një lider që nuk e meriton pushtetin, por e blen atë, duhet ta ketë vënë në lëvizje një fuqi gati e barabartë me fuqinë e tij. Dhjetra kulla janë ngritur në Tiranë, biznesmenë të njohur për lidhjet e tyre me PD janë pronarë të tyre, por asnjëherë si tani Edi Rama nuk ka qenë nën akuzë edhe nga ‘të vetët’ për marrjen peng të opozitës,”- shkruan ai ndër të tjera.

Ndërsa më pas, vazhdon dhe ngre pikëpyetje lidhur me autorin e këtij sulmi të papritur, por nuk përmend asnjë emër. 

“Halli i Ramës sigurisht është i madh për të kuptuar nga i vjen ky sulm i papritur. Madje edhe nëse e mendon, nuk guxon ta thotë me zë të lartë. Një gjë është e sigurtë: ideator i tij nuk mund të jetë Berisha, që gjithashtu implikohet në këtë aferë, dhe as Lulzim Basha me t-shirt të gjelbërt. Pas tij, me shumë gjasë, qëndron tjetër kush, që ka fuqinë dhe mjeshtërinë për të dhënë goditjen e duhur në kohën e duhur. Dikush që sot për sot, ka nevojë ta demonstrojë forcën e tij si mesazh për cilindo që i kërcënon pushtetit, si masë preventive për të nesërmen politike. Dikush që di të shfrytëzojë më së miri ndjeshmëritë e disa mediave kur përmendet Berisha dhe gatishmërinë e disa të tjerave për të shërbyer sa herë që i nevojitet. Dikush, që duke e vizatuar Edi Ramën si liderin që pushtetin e mban falë lidhjeve okulte, tenton të betonizojë të ardhmen e vet politike,”-e mbyll shkrimin e tij Shkullaku.

Pak orë pas publikimit të artikullit, një reagim vjen vetëm nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj dhe askush tjetër. Vetëm Veliaj reagoi për shkrimin. 

REAGIMI I ERION VELIAJT:

Për të ndihmuar edhe ata të paktët që s’e kanë kuptuar se ku është katandisur truri i kalbur i opozitarizmit në këtë vend, u sugjeroj të mbyllin hundët dhe lexojnë artikullin e mëposhtëm! Nuk thonë kot tironsit menia gjo e modhe dhe mirë e kishte Edi Rama sot, vesi këtij soji të ulët do i dalë veç me shpirtin

LEXO Shkrimi i Armand Shkullakut: Kulla e re/ A është Veliaj ai që po i luan fijet në sulmin kundër Ramës: 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.