E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Pupupu çfarë na ka gjet, jemi bërë si Bidai!
Sot

Pupupu çfarë na ka gjet, jemi bërë si Bidai!

Parvjet në pushimet e verës vapën e drekës e kaloja duke parë Bidain.

Më pëlqente ai personazhi, edhe indian, edhe pak si me një tjegull mangët, edhe viktimë e makinacioneve në familje… Perlë budallalliku!

Tani që nuk e kap më Klanin,  megjithëse i kam paguar lekët një për një, te Dixhitalbi – as AMA, një flluckë sapuni bëri, sa për të rrejt shpresat e publikut me deklarata tip Bidai, shoh filma shqiptarë.

Dje për shembull, pashë tre herë, mëngjes, drekë, darkë, si medikamentet që marr kundër kolesterolit, para buke çdo vakt, sesi shovinistët grekë helmuan Petro Nini Luarasin!

Tre herë e helmuan, me helm lope!

Pupupu çfarë na ka gjet, jemi bërë si Bidai!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.