Pushteti e bëri qesharak edhe në shije !
Irena Beqiraj
E pra, Kryeministri po na thotë që ndërtuesit shqiptarë kanë bredhur zyrave të arkitekturës së botës ” si çifutët nëpër shkretëtirë ” duke porositur e paguar sa “frëngu pulën” projekte të cilat shtrihen në zona të mbrojtura apo baza ushtarake , edhe pse me ligj në ato zona nuk lejohej ndërtimi.
Ndërkohë që logjika ekonomike e çdo projekti ndërtimor, pavarësisht kush është ndërtuesi fillon me studimin e fizibilitetit të tokës i cili përcakton nëse një projekti është praktik, fitimprurës dhe i zbatueshëm në një parcelë specifike.
Madje hapi i parë i çdo plani investimi privat apo publik sipas ligjeve të vendit që Kryeministri drejton fillon me fizibiliteti ligjor dhe rregullator, ku verifikohen të drejtat e pronësisë, ligjet e zonimit, kodet e ndërtimit dhe rregulloret mjedisore.
Ndërsa braktisi të gjitha planet rregulluese edhe përqëndroi në duart të KKT që drejton po ai gjithë vendimmarrjen për lejet e ndërtimit , ai e shëndroi territorin shqiptar në një playground për kreativitetin e arkitektëve botërorë pa respektuar traditën , mjedisin ,nevojat e komunitetit , pa transparencë aq më llogaridhënie. Ndaj duket kaq qesharak sapo hap gojën .
Por ajo që më çudit më shumë janë syzet që tregojnë që bërë qesharak edhe në shije !
Pushteti i dëmtoi rëndë edhe shijen !
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



