E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Pushteti i frikshëm i Edi Ramës, Lulzim Bashën e ka nën këmbë, Metën e çoi në Presidence me dosjen si “unazë” rreth këmbës, 74 mandatet që rëndojnë
Uncategorized

Pushteti i frikshëm i Edi Ramës, Lulzim Bashën e ka nën këmbë, Metën e çoi në Presidence me dosjen si “unazë” rreth këmbës, 74 mandatet që rëndojnë

Jeta në Shqipëri është një stres i madh, dhe kjo për faktin se thuajse gjithçka është nën presionin e politikës. Në një formë apo një tjetër ata gjithsecili prej nesh e ndjen peshën e rëndë të pushtetit të liderit në qeveri, në shtet apo në parti.

Nëse në parti, dora e njëshit ndjehet tepër e fortë, jo vetëm për shkak të traditës, statutit apo elementëve të tjerë të përforcuar vit pas viti në subjektet tona politike, kjo “dorë e fortë” është shtrirë në tërë artieriet e shtetit.

Duke filluar që nga Parlamenti, ku “falë” ndryshimeve kushtetuese të vitit 2008 me kompromisin e madh mes Berishës asokohe kryeministër dhe Ramës kryetar i opozitës, sistemi proprcional rajonal bëri që kryetari i partisë të vendosë për listat e kandidatëve për deputetë.

Treguesi më i qartë i shkatërrimit të legjislativit nga ana e krerëve autoritarë të partive, kryesisht PS dhe PD, pasi në LSI ka qënë, është dhe do të jetë çiflig personal i çiftit Meta- Kryemadhi, ka qënë Parlamenti që sapo u mbyll, ku një pjesë e mirë e anëtarëve të tij ishin të lidhur me krimin. Ndërkohë që dhe në listat e kandidatëve për deputetë u pa “dora” autoritare e krerëve të partive, ku Lulzim Basha vendosi të gjithë miqtë dhe njerëxit e tij, nëpër të dhe ndonjë të Berishës, duke ‘korrur’ një rezultat skandaloz, por dhe duke përjashtuar palcën e PD dhe njerëz që kishin kontribute në këtë parti, ndonëse pjesa më e madhe ishte një kosto e lartë për PD.

Ndërsa Rama vendosi dhe ai njerëzit që mendonte vetë pa asnjë konsultim. Vetëm falë përplasjeve në PD që humbi mbi 10 mandate dhe votuesit potencial të majtë, PS arriti të marrë e vetme 74 mandate deputeti në zgjedhjet e 25 qershorit. Teksa për LSI nuk ia vlen të diskutohet, pasi janë vënë në lista të gjitha “lolitat” e partisë, 74 votat e PS në duart e Edi Ramës janë me të vërtetë të frikshme.

Edi Rama vertet e mbështet Bashën për postin e kryetarit të PD, arësyet janë të shumta dhe i kemi përmendur, por ajo që vlen të përmendet është fakti se Rama e ka në dorë Lulzim Bashën. Kjo është fatale dhe është një pushtet shumë i madh, pasi merr jo vetëm pushtetin e mazhorancës në dorë por dhe atë të opozitës.

Ndërkohë që Ilir Metën e ka dërguar në Presidencë, pa asnjë mundësi reagimi, pasi thjeshtë ‘noter’ dekretesh është dhe për më tepër që ai ka si një ‘unazë’ nëpër këmbë një dosje të rëndë krimesh dhe abuzimi me pushtetin që është në humorin e Ramës dhe të partnerëve ndërkombëtare që të zbardhet.

Pikërisht një pushtet i tillë është shumë i madh në duart e kryeministrit të Shqipërisë, i cili deklaron madje se dhe për ministrat ende nuk ka vendosur kë do të zgjedhë, dhe me një arrogancë të pafshehur e thotë se “qeveria është ekskluzivitet i tij”(!!), duke përjashtuar çdo vendim kolegjial.

Edi Rama me qasjen e tij përkundrejt mandatit të dytë qeverisës paralajmëron surpriza, dhe ne nuk na mbetet tjetër veçse të jemi të vëmendshëm përkundrejt pushtetit të tij autoritarist..

Qofshim të gabuar!/Pamfleti

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.