Putin shton kapacitetet bërrhamore të Rusisë
Për herë të parë këtë vit do të vendosen raketat balistike ndërkontinentale Sarmat
Mediat ndërkombëtare raportuan dje se Vladimir Putin thotë se Rusia po planifikon të rrisë potencialin e saj bërthamor.
Në një fjalim video, presidenti rus tha se vendi do të vazhdojë të forcojë treshen e tij bërthamore, duke shtuar se për herë të parë, raketat balistike ndërkontinentale Sarmat, një armë e aftë për të mbajtur koka të shumta bërthamore do të vendosen këtë vit.
Kjo vjen pasi Moska njoftoi se do të pezullonte një traktat bërthamor me SHBA-në.
Putin foli sot në festën publike të Mbrojtësit të Atdheut.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



