Qe-pallimi që fundosi Partinë Demokratike
Duke nxitur në kushte krejt të pafavorshme, rrjedhjen e mijëra votave drejt PS apo bllokimin e mijëra votave të tjera, që ndejtën në shtëpi. Pastaj votoi me mendjelehtësi “Këshillën e Dytë”: Eleminimin e koalicioneve, duke nxjerrë jashtë lojë Agron Dukën, Fatmir Mediun dhe të tjerë dhe partitë e tyre, duke humbur kësisoj në tavolinë mijëra vota të vlefshme, që krijuan edhe ato fillimin e fundosjes dramatike të PD.
“Këshilla e Katërt”, lidhej me iluzionin se do të bënin një bashkëqeverisje të tipit gjerman sëbashku… Se e keqja ishte LSI dhe partitë e tjera, ndërsa ata, ishin bakllavaja dhe revanija e pushtetit. Dhe pasi dolën nga ajo natë e gjatë takimi kokë më kokë, bënë edhe një “qe palla” duke filluar epokën e re dhe të çuditshme të “qepallimit”, PD-PS, duke fyer dhjetëra e mijëra votues ideologjikë të PD, që menduan se këta rithemeluan Partinë e Punës, Partinë e dikurshme komuniste pra dhe këto dhjetëra e mijëra vota të ndershme, zgjodhën të rrinë ndershmërisht në shtëpi. Ndërkohë që marrëveshja Basha-Rama, zgjoi entuziazmin e fashitur të votuesve socialist, se pas prishjes së fortë me LSI, në prehërin e tyre do të vinte PD dhe Luli, duke i mbajtur në pushtet dhe u turrën socialistët e dyzuar, që të votonin në “drejtimin e duhur”…
Pastaj pjesën tjetër të madhe e luajtën lumenjtëë e parave të kanabisit, të konçesioneve, të Policisë së Shtetit… ndërkohë që ministri i brendshëm, caktuar nga PD, rrinte si një kukull me dekorata lufte, i pafuqishëm për të shkarkuar edhe një shef të vetëm komisariati. Tani arroganca e pushtetit morri krahë. Më shumë se sa kur u ngrit Çadra e Rezistencës, që u shua në flluskën e një nate, si një flutur që digjet në gracën e mickonjave. Ditë më të mira do të vijnë sigurisht, për Ustain dhe gjeneralët e fushatës së tij. Tani Partisë Demokratike, i ngelet të shijojë edhe frytet e Vettingut që po vjen. Se pas bojkotit të demokratëve të ndershëm, do të fillojnë edhe dezertimet masive, të demokratëve servilë të oborrit, që do të hidhen me kokë nga anija që po mbytet, për të kapur ndonjë komardare ngjyrë rozë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



