E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Qëndrimet e SHBA-së cënojnë demokracinë e Shqipërisë? Yuri Kim: E gabuar dhe ofenduese!
Politikë

Qëndrimet e SHBA-së cënojnë demokracinë e Shqipërisë? Yuri Kim: E gabuar dhe ofenduese!

Pas takimit me kryedmokratin Lulzim Basha, ambasadorja amerikane Yuri Kim ka komentuar situatën e krijuar brenda PD-së. Duke rikonfirmuar mbështetjen e SHBA-së ndaj kësaj force politike, ajo tha në një prononcim për mediat se demokratët duhet të dalin më të fortë nga kjo situatë e krijuar pas përjashtimit t ëish-kryeministrit Sali Berisha nga grupi parlamentar.

Yuri Kim u shpreh se qëndrimi i SHBA-së për luftën kundër korrupsionit, është parë në opinionin publik si një sulm kundër demokracisë së Shqipërisë. Ajo tha se ky është një qëndrim i gabuar dhe ofendues.

Diplomatja paralajmëron se askush nuk do të mundë të kthejë popullin shqiptar kundër SHBA-së.

“Demokracia përkufizohet nga të pasurit një parti të lirë dhe opozitarë të fortë. Gjithashtu e kuptojmë mirë që PD ndodhet në një situatë të vështirë, por shpresojmë që të dalë më e fortë dhe më e bashkuar dhe shpresojmë të kthehet më e fortë për të fituar zgjedhjet. Gjithashtu dëshiroj të konfirmoj që përsa i përket Uashingtonit, ne jemi serioz në luftën kundër korrupsionit, jemi të gfatshëm ta sulmojmë atë pavarësisht rankut dhe posteve.

Kam parë disa raporte shqetësuese që ajo që ka ndodhur për përcaktimin e rasteve dhe  marrëdhënieve të SHBA-së për të sulmuar demokracinë e Shqipërisë. Është e gabuar dhe ofenduese. Në fakt dua të kujtoj që në 6 maj 1920 kur të gjithë donin që Shqipëria donin të shuhej nga faqja e dheut, Presidenti amerikan tha që Shqipëria është e pavarur. Shqipëria do të vijojë më e fortë sovrane. Kushdo që do të vendosë SHBA-në kundër popullit shqiptar, e keni gabim. Populli shqiptar e di që e keni gabim. Pozita jonë përsa i përket sovranitetit të Shqipërisë nuk ka për të ndryshuar.

Pozita jonë kundrejt PD-së nuk do të ndryshojë. Mbetet shumë punë për të bërë në javët në vazhdim. Është thelbësore që PD është rikthyer në Kuvend plotësisht. Ka veprime që duhen ndërmarrë që të kemi zgjedhje më të mira herën e ardhshme për të trajtuar mangësitë që janë identifikuar në raportin e ODIHR. Duhet bërë punë për reformën territorial dhe në luftën kundër korrupsionit. E gjithë kjo kërkon që të ketë një PD të fortë dhe të bashkuar, por nuk mund të bëhet përpara nëse një këmbë është prapa.  Ne presim që të ecim përpara me popullin e Shqipërisë, kështu që le të ecim përpara” – tha Kim.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.