E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Qepe ti dhe hiqi ato syze. Je në qeveri vetëm…”- Deputeti Lefter Maliqi sherr me zv/ ministrin e Mbrojtjes
Politikë

“Qepe ti dhe hiqi ato syze. Je në qeveri vetëm…”- Deputeti Lefter Maliqi sherr me zv/ ministrin e Mbrojtjes

Deputeti Lefter Maliqi që ka hyrë së fundi në parlament është përplasur ashpër jo vetëm me të ftuarit, por edhe me vetë drejtuesen e emisionit “Open” gazetaren Eni Vasili. Maliqi ishte vënë në një studio tjetër për të ndërhyrë herë pas here dhe mesa duket kjo nuk i ka pëlqyer pasi e shprehu që në fillim.

 IMG-20190710-WA0057

 

“Më keni vënë këtu, por besoj se ka ardhur koha që të isha aty në studio” – tha deputeti që hyri në parlament nga lista e PD-së. Gazetarja Eni Vasili e pyeti Maliqin se a do ta mbajë premtimin se do të jepte dorëheqjen nëse zhvilloheshin zgjedhjet e 30 qershorit.

Deputeti tha se nuk largohet pasi ishte dekreti Metës për anulimin e zgjedhjeve që e shmangu konfliktin civil dhe jo vendimi i mazhorancës. Maliqit nuk i ka pëlqyer këmbëngulja e drejtuesit të emisionit duke i thënë asaj se “po e provokonte”.

Më pas Maliqi ka debatuar ashpër me zv/ministrin e Mbrojtjes, Petro Koçi të cilit i tha se është sot në qeveri vetëm falë koalicionit me LSI në 2013.

“Qepe ti dhe hiqi ato syze. Ti je në qeveri vetëm falë Ilir Metës dhe pazarit të 2013”, – iu drejtua Maliqi, Koçit.

Në fund të emisionit, situata është bërë më e acarues, kur deputeti i tha drejtueses së emisionit se nuk po e drejtonte siç duhet atë, ndërsa i kujton detyrën e anëtares së bordit të Këshillit të Statistikave si përfaqësuese e medias.

 “Ti po e drejton keq emisionin. Ta gëzosh detyrën që të ka dhënë Edi Rama” – tha Maliqi, ndërsa Vasili iu përgjigj: “Po na jep dhe mend tani. Hajt mirupafshim!” – tha gazetarja duke e mbyllur lidhjen direkte me deputetin.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.