E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
 Qeveria ashtu si çdo organizatë kriminale zhduk e fsheh prova për çdo krim që bën
Sot

 Qeveria ashtu si çdo organizatë kriminale zhduk e fsheh prova për çdo krim që bën

 Ylli Manjani

Tani paskan sajuar “dëshmitarin Y”. Medemek, ky dëshmitari do të na mbushë mendjen se ai luajti rolin e Agron/Geron Xhafajt.

Dakort, po ku ishte gjer tani ky dëshmitari?!

Po Ermali, shefi i policisë, ky ēshtë?

Ky dëshmitari “ aktor” nga e dinte të shkuarën e Agronit? Po për ata në Itali që kanë folur?!

Kur ishte kështu puna, pse Fatmiri çoi vëllanë në burg? Ku e gjeti emrin e Albert Veliut, qe e arrestoi para se te bëhej publik?

Ku janë tabulatet e telefonave të personave të përfshirë? Po të dhënat mbi qelizën elektronike të tyre? Aty tregohet me detaj çdo lëvizje.

Asgjë nga këto të dhëna kyç nuk tregohen! Kërkohet të bëhet gjyq popullor dhe jo drejtësi sipas ligjit!

Zhdukin prova, kriminelë e dëshmitarë nga ngjarje kriminale që implikojnë direkt qeverinë e drogës!

Nuk do çuditesha që në ditët në vijim të dalin “dëshmitarë Z e ZH” ku të dëshmojnë se Farmiri nuk është ai që keni dëgjuar. As Rama nuk është ai që keni parë…

Po shuhet dhe kjo çështje si të tjerat…

Të na rrojë reforma!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.