E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Qeveria ka dhunuar Kushtetutën, Donald Lu e ka ndihmuar atë
Sot

Qeveria ka dhunuar Kushtetutën, Donald Lu e ka ndihmuar atë

Nga Vincent W.J. van Gerven Oei

Në një deklaratë pas zgjedhjes së Prokurorit të Përgjithshëm të Përkohshëm Arta Marku, i cili u përball nga protesta të dhunshme jashtë Parlamentit dhe bomba tymi brenda saj, ambasadori i SHBA Donald Lu lëshoi një deklaratë publike që dënonte dhunën dhe pretendonte se rezistenca e opozitës kundër zgjedhjes së Markut tregoi se ata janë “të frikësuar” nga reforma gjyqësore.

Ja çfarë tha ambasadori Lu: Shqiptarët nuk duhet të habiten që politikanët e tyre po luftojnë midis tyre. Kjo do të thotë që reforma gjyqësore më në fund po zbatohet. Komisionet e vetingut së shpejti do të japin rezultatet e para. Prokurori i Përgjithshëm i cili refuzoi të ndjekë penalisht politikanët është larguar. Së shpejti do të shohim krijimin e SPAK dhe BKH për të hetuar dhe ndjekur penalisht zyrtarë të korruptuar të nivelit të lartë. Shqiptarët janë të paduruar për drejtësi. Dhe politikanët kanë frikë.

Ky paragraf është ose rezultat i një naiviteti të thellë të ambasadorit amerikan, ose – me shumë gjasa – një shfaqje e intolerancës së thellë ose keqinformimit të qëllimshëm të publikut shqiptar dhe ndërkombëtar.

Së pari, Lu i paraqet përplasjet brenda e jashtë Parlamentit i paraqet vetëm si përplasje mes “politikanëve […] që luftojnë mes tyre.” Askush nuk pretendon se deputetët në Parlamentin shqiptar janë dashamirës të sundimit të ligjit dhe kushtetutshmërisë, por është një portretizim i gabuar i këtij konflikti ai të paraqitej sikur të ishte konflikt pa përmbajtje.

Çështja në realitet ka të bëjë me kushtetutshmërinë e zgjedhjes së Prokurorit të Përgjithshëm të Përkohshëm, një çështje që nuk duhet të merret lehtë, pasi ajo ndikon në kredibilitetin e Prokurorisë dhe në përgjithësi në sundimin e ligjit. Në një shkrim tjetër kam diskutuar kompleksitetin ligjor të kësaj çështjeje, si dhe rolin e dyshimtë të misioneve ligjore ndërkombëtare kanë luajtur në këtë rast, kështu që unë nuk do të përsëris më argumentet këtu. Për rrjedhojë situata e tanishme është gjithçka, por armiqësi politike pa kuptim nuk është.

Së dyti, Lu thotë se këto beteja janë një shenjë se “reforma gjyqësore më në fund po zbatohet”. Nuk kam hasur në asnjë raport ndërkombëtar të thuhet se përplasjet e dhunshme në Parlament janë tregues i suksesit të reformës gjyqësore. Ajo që unë kujtoj nga Kushtetuta është se Prokurori i Përgjithshëm duhet të vetohet para se të zgjidhet dhe as Arta Marku as ndonjë nga kandidatët e tjerë nuk ka kaluar procesin e vetingut. Në fakt, zgjedhja e saj është rezultat i reformës gjyqësore që nuk është zbatuar. Sikur të ishte kështu, Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të bënte përzgjedhjen dhe jo një komision parlamentar i kryesuar nga ish-bosi i Markut (Ylsi Manja, kryetar i komisionit parlamentar të ligjeve ka qënë kryetar i prokurorisë së Shkodrës ku Arta Marku ka qenë zëvendëse).

Së treti, Lu pretendon se “Komisionet e Vetingut së shpejti do të japin rezultatet e para.” Është plotësisht e panjohur se çfarë do të jenë këto rezultate. Një kohë më parë shefi i misionit të mbikqyrjes ndërkombëtare Genoveva Ruiz Calavera tha se ajo “ishte e bindur se shumë gjyqtarë dhe prokurorë do të kalojnë vetingun pa vështirësi”, duke nënkuptuar se një pjesë e konsiderueshme e magjistratëve aktualë do të mbeten në postet e tyre. Nuk ka asnjë person në Shqipëri që beson se një pjesë e konsiderueshme e magjistratëve nuk është e korruptuar, kështu që nëse Ruiz Calavera ka të drejtë, vetingu do të rezultojë i dështuar për publikun. Pa u larguar të paktën 80% të gjyqtarëve dhe prokurorëve, askush nuk do të besojë se gjykatat janë liruar nga korrupsioni dhe askush nuk do të besojë se drejtësia do të “reformohet”.exit.al

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.