QEVERIA PEZULLOHEN TENDERAT, PËR ZGJEDHJET E 30 QERSHORIT
Këshilli i Ministrave ka marrë dy vendime të rëndësishme për të garantuar mbarëvajtjen e procesit të zgjedhjeve vendore në 30 qershor.
Me vendim të Këshillit të Ministrave, është miratuar sot një plan i gjerë masash që kanë për qëllim ndalimin e përdorimit të administratës në zgjedhjet vendore. Veprimtaria e administratës, fondeve dhe logjistrikës do të monitorohet për të garantuar mos-pjesëmarrjen e saj gjatë procesit zgjedhor.
Një tjetër vendim i rëndësishëm është ai i pezullimit të prokurimeve publike në të gjitha Bashkitë, për të shmangur keqpërdorimin për qëllime elektorale. Kështu me vendim të Këshillit të Ministrave pezullohen të gjitha prokurimet publike me shuma të voga dhe ato që kanë lidhje me shpërndarjen e ushqimeve. Ky vendim do të qëndrojë në fuqi deri në zgjedhjen e kryebashkiakëve të rinj.
VENDIMI PËR PEZULLIMIN E PROKURIMEVE PUBLIKE:
V E N D I M PËR PEZULLIMIN E PËRKOHSHËM TË FILLIMIT TË PROCEDURAVE TË PROKURIMIT NGA NJËSITË E VETËQEVERISJES VENDORE DHE AUTORITETET KONTRAKTORE NË VARËSI TË TYRE, PËR VITIN 2019
Nё mbёshtetje tё nenit 100 tё Kushtetutёs, të neneve 16 e 40, të ligjit nr.9936, datё 26.06.2008, “Pёr menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, tё ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Kёshilli i Ministrave
V E N D O S I:
- Pezullimin e përkohshëm të fillimit të procedurave të prokurimit nga njësitë e vetëqeverisjes vendore dhe autoritetet kontraktore në varësi të tyre, për vitin 2019.
Përjashtohen nga ky rregull:
– prokurimet me vlerë të vogël;
– procedurat e prokurimit që kanë si objekt produktet ushqimore.
- Ngarkohen të gjitha institucionet e vetëqeverisjes vendore, institucionet në varësi të tyre dhe Agjencia e Prokurimit Publik për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



