E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Qeveria po po blen zgjedhjet me paratë e tërmetit
Sot

Qeveria po po blen zgjedhjet me paratë e tërmetit

Dy ditë më parë, në telefonin e qytetarit L. Z., nga Kruja mbërriti një mesazh nga një bankë e nivelit të dytë. Mesazhi shkruante se llogaria e tij në bankë sapo ishte kredituar me 15 mijë euro.

Dërguesi i fondeve ishte Bashkia e Krujës. Arsyeja e transfertës, granti për riforcimin e banesës së dëmtuar nga tërmeti i ndodhur 3 vjet e gjysmë më parë.

Ai i qytetarit L.Z nuk është rast i izoluar. Oligarkia.al mundi të gjurmonte të paktën 9 transferta të tilla vetëm në datën 25 prill, përmes të cilave Bashkia e Krujës xhiroi më shumë se 130 mijë euro në llogaritë e familjeve krutane si grante rindërtimi. Por kjo është vetëm një datë.

Sipas Open Data, në dy muajt e fundit, Artur Bushi ka xhiruar qindra miliona lekë cash në llogaritë e familjeve të Krujës si grante për riparimin e banesave të dëmtuara nga tërmeti. Oligarkia.al gjurmoi pagesat e thesarit që shkojnë si transferta për individët. Vetëm në Bashkinë e Krujës janë me qindra familje që po marrin para në prag të zgjedhjeve. E megjithatë, Kruja nuk është rasti i vetëm.

Transfertat për familjet ka patur edhe në bashki të tjera të vendit si Laç, Kamzë dhe Vorë. Me pak fjalë, qeveria ka nisur sërish operacionin e ndikimit të votës së qytetarëve në shkallë të gjerë përmes parave të buxhetit të shtetit.

Edhe pse tërmeti ka ndodhur tre vjet e gjysmë më parë, qeveria dhe bashkitë e saj vazhdojnë ta përdorin fatkeqësinë për të ndikuar votën e qytetarëve në favorin e maxhorancës. Këtë herë madje skema është e ndërthur. Një pjesë e familjeve po paguhen me para cash, ndërsa të tjerave po u dorëzohen shtëpitë e ndërtuara disa ditë para votimeve.

Vetëm në dy muajt e fundit, Këshilli Bashkiak i Krujës ka miratuar disa vendime për shpërndarje grantesh tërmeti apo dorëzimi banesash. I fundit ishte vetëm pak ditë më parë. Në Durrës, Emirjano Sako dhe Këshilli Bashkiak kanë miratuar nga 1 janari deri në 31 mars numrin rekord të 111 vendimeve.

Shumë prej tyre jashtë radhe dhe të lidhura me procesin e rindërtimit nga tërmeti ose asistencës financiare për familjen. Në Vorë dhe Kamzë po ashtu këshillat bashkiakë po kalojnë vendime të ngjashme.

E megjithatë është ende herët. Ka edhe më shumë se dy javë deri në mbajtjen e zgjedhjeve. Transfertat për familjet mund të shumëfishohen gjatë ditëve në vijim. Ky është një operacion që kordinohet nga qeveria në Tiranë.

Programi i Rindërtimit nga tërmeti gjallërohet sa herë që afrohen zgjedhjet. Në fund të vitit të kaluar me propozimin e zëvendëskryeministres, qeveria alokoi sërish miliona euro për tërmetin në disa bashki të vendit. Këto para tani po përdoren për të blerë zgjedhjet në një garë që është e pabarabartë dhe e kompromentuar në të gjitha drejtimet.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.