Quo vadis Albania?
Të dalë ku të dalë, bjeri-ti biem!
Janë të njohura dhe te çmuara si gjeste të mëdha tërheqja nga një këmbëngulje, nga një post, nga një dyluftim, madje nga një fron, nëse këmbëngulja , posti, dyluftimi apo froni shkaktojnë fatkeqësi.
Keto janë fjalët që Isamil Kadare, i pati drejtuar me një letër më 21 maj 2011 Lulzim Bashës ne garën për Bashkine e Tiranës.
Kembungulja e Ramës, për të bërë zgjedhjë i vetëm pa përballje me kundërshtar si në kohën e diktaturës është sa absurde aq edhe e rrezikshme. Shumë më e rrezikshme se rasti që Kadare, i drejtojë letër Bashës në 21 maj 2011.
Pse hesht sot Isamil Kadare?
Përse ky qëndrim i dyfishtë si gjithmonë e Kadares, në anën e interesave të tij me fuqinë e pushteteve?
Ju kujtojmë se Ismail Kadare, si në diktaturë dhe në post diktaturë ka përdorur dhe është përdorur nga regjimet politike. Sot pa asnjë kualitet, pa asnje merite, pa asnjë vlere vajza e tij është Ambasadore në UN në New York. E vetmja gje që bën shpërndan librat e Ismailit nëpër diplomatë. Dhe Ismailit kjo i duhet, pushteti për vajzën dhe për Ismailin.
Ky model Kadare, është në të gjithë elitën intelektuale (në qoftë se ka më vlerë apo duhet përdorur kjo fjalë?!!) që janë konformuar dhe korruptuar me pushtetet.
Kjo është arsyeja që zëri i tyre është i vdekur, jo vëtëm i vdekur, por edhe ngjall neveri kur duan të thonë diçka me fytyrën e tyre kameleoniste duke folur gjithmonë post momentum me tagrin e intelektualit.
Përse sot nuk ka një grupim të tillë duke filluar nga Kadare, ti drejtojë një letër apo ti kërkoj një takim të detyruar kryeministrit dhe ti thonë tërhiqu dhe duhet të tërhiqesh.
1. Si shkatërrues i trashëgimisë së kulturës dhe urbanistikës së Tiranës.
2. Si njeri i korruptuar dhe i lidhur me oligarkinë e krimit, ke eleminuar jo vetëm demokracinë në parti, por së fundi me makinën kriminale të ngritur me kriminelët më oridner të cilët i fute në Parlament dhe administratë duke vjedhur votën për pushtetin e krimit, po varros pluralizmin në Shqipëri. Me të vetmin, qëllim sundimin e shqiptarëvë nëpërmjet një bande kriminale që quhet Rilindje.
3. Po izolon Shqipërinë duke i rikthyer shqipëtarëve vizat.
4. . . . .
Jo, intelektualët me në krye Kadare, bëjnë hesapin si do të përfitojnë postmomentum.
Kshtu bënë në 1990, të gjithë ata që i kishin shërbyer zelleshëm regjimit, ndërruan maskën si kameleonët dhe dolën me dy gishta si liberator!
Kjo është arsyeja që nuk u krijua demokraci brënda asnjë partie dhe si rrjedhim as demokraci si tërësi kombëtare.
Kjo është arsyeja që nuk ndërtuan dot institucione të pavarura dhe administratë solide por në shërbim të interesave të klanevë në pushtet.
Kjo është arsyeja që nuk ndërtuan dot një ekonomi bazuar në prodhim, por një ekonomi bazuar në larje parash të pista, në trafiqe droge dhe prostitucioni.
Kjo është arsyeja që sot është gangrenizuar gjithçka, sistemi politik, juridik, ekonomik, ligjor, shoqëror.
Shqipëria jeton në një situatë bjeri ti bimë, të kapim çfarë të kapim!
Kjo se i mungon koshienca, morali, përgjëgjshmëria dhe dashuria për vëndin. Se pari në elitat qe përmënda.
Dhe ja ku jemi:
Nderkombëtarët dhe amerikanët të cilët investuan shumë për Reformën në Drejtësi, tani kanë arritur në përfundimin se kanë dështuar. Shoqëri e gangrenizuar nga injoranca dhe krimi i organizuar politik.
Gjëndja tëpër e rëndë për të ardhmen kur brënda vitit parashikohet një kolaps ekonomik.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



