Qytetari i shqetësuar denoncon ndotjen e rëndë në Vlorë: Anijet kanë derdhur vaj, alarm për pushuesit
Një qytetar i shqetësuar ka denoncuar situatën e rëndë në Vlorë, ku anijet kanë derdhur vaj duke shkaktuar ndotjen e bregut. Kjo situatë alarmante ka ngritur shqetësim të madh tek pushuesit, pasi përbën një rrezik serioz për shëndetin e banorëve dhe vizitorëve.
Sipas qytetarit, situata është aq shqetësuese sa nuk mund të futet askush në ujë. Në videon e tij, duket një fëmijë i vogël që lahet në mes të ujit të ndotur me vaj, duke ilustruar në mënyrë tronditëse pasojat e kësaj ndotjeje.
“Ne Vlorën e Edi Ramës anijet kanë derdhur vaj dhe u mbush bregu plot. Nuk futemi dot në ujë. Bebi i vogël atje në video lahet në mes të zhulit,”- denoncon qytetari i shqetësuar.
Autoritetet lokale dhe qytetarët kërkojnë marrjen e masave të menjëhershme për të parandaluar dëmet e mëtejshme në shëndetin e tyre dhe mbrojtjen e mjedisit. Kjo situatë kërkon një reagim të shpejtë dhe të efektshëm për të siguruar një mjedis të sigurt dhe të pastër për të gjithë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



