E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Sot

Qytetare, jeni te neperkembur dhe te nenshtruar nga politika

Gent Kaprata

QYTETARET KUNDER RRITJES SE CMIMIT TE UJIT?! EDHE CFARE!!!

Qytetaret e Tiranes, dukshem ne shumice dermuese, qenkan kunder rritjes se cmimit te ujit. Bejne statuse ne fb, bejne shenime, bejne edhe shkrime ne median sociale, bile edhe edhe ne median tradicionale! Disa, nder me publiket prej tyre, bejne edhe akuza per korrupsion, per skeme fshehje te nje koncensioni tjeter, apo per paraskeme per ta privatizuar kete sherbim public. Ndonje edhe guxonte te bente propozime per zgjidhje alternative te problemit!

Kembengulin e kembengulin dhe akoma nuk e kuptojne se cmimi I ujit do te rritet, koncesioni I shkollave do te jepet, sherbimi publik I furnizimit me uje do te privatizohet! Bile, do behen ne variantin me te keq per qytetin dhe qytetaret e ne perfitim te kastes nderpartiake dhe klienten e saj ne bisnes!!!

Qytetare dhe organizime qytetare, ju i keni humbur keto, dhe te tjera beteja (pa hyre fare ne vertetesine e rendesine e tyre), ne dy shkallet: (I)kur rate ne kurthin e kastes per te hequr vemendjen nga Ligji i Planifikimit te territorit dhe Planit te Tiranes, dhe fokusimi te vogelsia e pese pemeve ne park, stolat e parqeve, etj. (II) kur nuk e bojkotuat kasten ne zgjedhjet e fundit politike! Duke perjashtuar 200 mije demokrate, ju masivisht I thate kastes se mund te bej cfare te doje me jetet tuaja.

Prandaj, sot e ne vijim per shume kohe, mendimi juaj nuk ka asnje rendesi ne peshoren e vendimarrjes. Flisni kot. Mendimet tuaja nuk ndikojne dot vendimmarrjen. Perkundrazi, ju jeni brenda skemes qe ka krijuar kasta per keto ceshje. Ne cdo vend te botes ka aktivizim qytetar per ceshtje mjedisore apo kosto sherbimesh, dhe kjo nuk I prish pune askujt. Ndryshon puna ne Shqiperi, ku ceshtjet jane per se pari politike. Sepse ju jeni te perjashtuar nga politika, dhe kjo sjell cdo shtypje tjeter.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.