Qytetarët protestë kundër rritjes së çmimeve
Pilafi s’mban më ujë”! Mbi këtë slogan është thirrur nga shoqëria civile protesta për rritjen e çmimeve. Protesta e paralajmëruar në orën 18:00 ka nisur në sheshin “Skënderbej” e nga aty, qytetarë kanë marshuar për te Kryeministria.
Me pankarta në duar qytetarët janë mbledhur duke kërkuar masa nga qeveria.
Gazetari Osman Stafa raportoi se shumica e protestuesve janë të rinj, nxënës dhe studentë.
“Rënie dramatike në kursim dhe konsum. Një popull që nuk mund të kursejë as konsumojë është një popull që jo vetëm i është vënë në dyshim e ardhmja, por edhe ekzistenca”, tha një nga folësit.
“Ju jeni milionera me vila dhe makina, s’paguaj më për ju as unë dhe as familja”, kanë thirrur njëzëri protestuesit.
Qytetar 1: Duhet të ngrihet gjithë populli për ta hequr qafe këtë qeveri që na mori në qafë. Jam këtu për të protestuar për çmimin e karburantit, të ushqimeve dhe të tëra. Kam punuar në nëntokë, marr 180 mijë lekë. Po kërkojmë të drejtat tona. Popullin e morën në qafë.
Qytetar 2: Të ulet çmimi i karburantit se nuk po mundemi të shkojmë në punë. Jemi shumë më dobët se para 2 viteve. Kërkojmë të ulet çmimi i karburantit, të shkojmë në punë, të hamë bukë. Me çfarë do hamë, me këto çmime.
Qytetare 3: Ne po fillojmë të organizohemi sërish. Situata është e rënduar, ka rritje të çmimeve të shportës së ushqimeve, të ardhurat të njëjta.
Qytetarët u shprehën dje për mikrofonin e News24 se do të marrin pjesë në protestë, ndërsa shtuan njëzëri se rritja e çmimeve e ka bërë të përballueshme jetesën e tyre. Kategoritë pjesëmarrëse në protestë do të jenë nga më të ndryshmet, duke nisur me studentët e përfunduar me moshat e treta, që kërkojnë rritje të pensioneve.
Qytetarët, kishin edhe një mesazh për qeverinë dhe sipas tyre, keqqeverisja ka bërë që shumë të rinj të braktisin vendin, në një kohë që mund të ndërtonin të ardhmen në vendin e tyre.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco


