E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Qytetari ankohet pët aksin Shkozet-Durrës: Lamë gomat aty, Sako nuk shtron dot 1 km rrugë
Denoncime

Qytetari ankohet pët aksin Shkozet-Durrës: Lamë gomat aty, Sako nuk shtron dot 1 km rrugë

VIDEO

Problematika e rrugëve të prishura është tashmë një temë e përditshme që shqetëson qytetarët. Këta të fundit shpesh herë në redaksinë tonë denoncojnë rrugë si në mesjetë të lagjeve të tyre ku banojnë. Ashtu si në Tiranë ku shumë rrugica janë me gropa e baltë edhe në Durrës është i njëjti hall me rrugët e degraduara.

Një qytetar shkruan se rruga Shkozet-Durrës, ka 10 vite që është lënë në mëshirë të aftit dhe askush nuk ka vënë dorë mbi të. Qytetari shkruan se i duhet të kalojë 4 herë në ditë në atë rrugë, e cila i ka sjellë dëme në makinë pasi i duhet çdo ditë të shkojë në servis për t’i ndërruar mjetit gomat dhe disqet. Qytetari shton se kryebashkiakja e Durrësit, Emiriana Sako, i do votat e qytetarëve të Durrësit, por rrugën prej 1 km nuk mund ta shtrojë.

Qytetari:

Vdio e rruges unaza Shkozet Durres 1 kilometer rrug ka 10 vite qe se prek kush me dore lam goma disqe per dite ne ate rruge un kaloj 4 her ne ditet nuk e di zonja Sako do votat po nje kl rrug mund ta bënte. Unaza shkozet Durres.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.