E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Qytetari jashte vetedigjet dhe parlamentaret brenda krihen….
Sot

Qytetari jashte vetedigjet dhe parlamentaret brenda krihen….

Nderkohe ne parlament eshte mbledhur sistemi i mbyllur i pushtetit çfare po ndodh jashte?

Jane qytetaret e varfer shqiptar qe po digjen per te dhene nje mesazh ne shoqeri edhe nese kosto e kesaj eshte vete sakrifica.

Ne psikologji njihet momenti kur dikush perballet me nje padrejtesi dhe pamundesi per te reaguar ndaj saj te demtoj veten per te vrare/demtuar ndergjegjen e autorit te se keqes dhe padrejtesise, eshte e vetmja arme e fundit e njeriut te pafuqishem.

Kjo ne foto me kete qytetar qe djeg veten perballe parlamentit eshte nje moment edhe i tille.

Ky person pak minuta me perpara i vendosi zjarrin vetes, por shikoni ne çfare menyre jo njerezore e largojne me force milicia mercenare e establishmentit, them milici sepse sjellja e tyre nuk eshte si pasoje e vullnetit te shumices dhe ligjeve por te interesit te establishmentit qe i ka punesuar, duan ta largojne me shpejtesi pa llogaritur as mireqenien e ketij qytetari te lenduar i cili njekohesisht eshte personi qe paguan keta pertej se punesohen nga pushtetare.

Nuk ndodh ne asnje vend te botes qe ai te shoqerohet ne kete menyre, reagimi i sherbimeve te shtetit duhet te perqendroj ne mjekimin e ketij qytetari dhe jo do e filmojne apo jo kamerat.

Si qytetar shqiptar qe shikon nje qytetar tjeter shqiptar te trajtohet ne kete menyre çnjerezore kerkoj te nisi hetimi per sjelljen e sherbimeve qe une paguaj nese ishte ajo legale dhe e parashikuar nga ligjet/rregullohet ose jo. Kete mendoj duhet ta bejme te gjithe, do nise fotografin ne Policin e Shtetit dhe Prokurori qe autoret te mbajne pergjegjesit per kete sjellje.

Nuk duhet te lejojme askend te abuzoj me ne qytetaret, kjo eshte e papranueshme, sot dhunuan kete qytetar te pambrojtur ne menyre ilegale, kjo eshte e papranueshme dhe nuk duhet ta lejojme./Juxhin Cela

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.