E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Radari? Avaz i vjetër…
Sot

Radari? Avaz i vjetër…

U zbulua një letër njoftojnë mediat! Letra e zbuluar tregon se Drejtori i Përgjithshëm Çako njoftonte Ministrin e Brendshëm se nuk punon Radari i kontrollit të hapësirës detare! Pasojat? Skafet e drogës venë e vinë… Pa hyrë në analizën se kush e nxori letrën, apo kush e kërkon këtë ping – pong përgjegjësie, sepse ky avaz është aq i vjetër sa tregohet edhe një humor në vite….

Në kohën e Xhaxhit Enverit, kur marrëdhëniet me Kinën Popullore ishin më shumë se vëllazërore, gatishmërinë për ndezjen e Radarit të kontrollit të hapësirës detare në Pashaliman e mbanin shokët kinez. Shoku Li ishte përgjegjës për të. Dihet edhe disiplina e shokëve kinezë në punë. Por një ditë Li-u u sëmurë dhe i riu Xeng e zëvendësonte. Mirpo Xëngu nuk kish mësuar akoma shqip dhe kur u dha një alarm për shkelje të hapësirës detare te Radari u ndodh Xëng-u në këmbë. Komandanti i bazës i tensionuar nga shkelja kërkonte kinezin Li, dhe kur sheh aty Xëng-un, i nxehur i kërkon llogari:

Ku është Li ?

Xëngu, i emocionuar, me gjysma fjalë shqipe, i përgjigjet:

Liu sëmurë. Barku dhemb. Mut s’ka! (dmth Liu ishte zënë kaps e nuk kish dalë në punë)…

Por Radari punonte. Kinezi tjetër ishte në punë.

Po sot? Sot gatishmëri s’ka. Barku nuk dhemb. M…ka. Radari nuk punon…

Kush mban përgjegjësi?

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.