Raiffeisen Bank dhe praktika abuzive e mbylljes së Llogarive pa paralajmërim
https://www.instagram.com/reel/DB62XiGtU68/?igsh=MzRlODBiNWFlZA==
Në vendin tonë transparenca dhe përgjegjshmëria institucionale në të shumtën e raste janë thjesht fjalë boshe,. Raiffeisen Bank si shumë banka sillen me arrogancë ndaj qytetarëve.
Një qytetar ka denoncuar me video realitetin e hidhur: llogaria dhe karta e tij bankare janë mbyllur pa asnjë paralajmërim, pa asnjë njoftim paraprak. Përgjigjja e vetme e bankës? “Nuk e keni përdorur, prandaj e kemi mbyllur.”
Në një shoqëri ku çdo qindarkë është e çmuar dhe ku një llogari bankare shpesh përdoret për kursime apo pagesa të papritura, ky veprim është skandaloz dhe ka pasoja të rënda për qytetarin e zakonshëm. Për më tepër, ligji dhe rregulloret bankare e kërkojnë që klientët të informohen paraprakisht për çdo veprim që prek interesat e tyre financiare.
Si është e mundur që një bankë të marrë vendime të tilla arbitrare? Mos është ky një tregues i mungesës së respektit ndaj klientëve dhe një sjelljeje të padenjë për një institucion financiar që pretendon të ketë vlera të larta etike? Në fakt, ky veprim është më shumë se thjesht një mungesë transparence – është një abuzim i drejtpërdrejtë i pushtetit dhe një shkelje e besimit.
Raiffeisen Bank, dhe çdo institucion tjetër që guxon të shkelë të drejtat e qytetarëve në këtë mënyrë, duhet të mbahet përgjegjës për veprimet e veta. Është koha që qytetarët të mos heshtin përballë abuzimeve të tilla dhe që autoritetet të ndërmarrin hapa konkretë për të mbrojtur interesat e tyre. Përndryshe, kjo arrogancë e bankave do të vazhdojë të shkelë çdo lloj të drejte, duke e lënë qytetarin të pambrojtur përballë një sistemi që gjithnjë e më shumë duket se punon kundër tij dhe jo për të.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



