E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rajmonda Bulku gjyshe, njihuni me familjen e saj
Uncategorized

Rajmonda Bulku gjyshe, njihuni me familjen e saj

Aktorja e njohur e filmit dhe teatrit Rajmonda Bulku, zyrtarisht ka dalë në pension, por kush e beson këtë?

Ajo vazhdon akoma të luajë teatër, të jetë aktive në skenë përballë publikut dhe të nisë një shfaqje të re menjëherë pasi ka mbyllur një tjetër.

Image

Sot, e ftuar në “Rudina” në TV Klan, aktorja prezantoi shfaqjen e radhës, e cila do të nisë nesër, në Teatrin Kombëtar “Dama me kamelie” – një nga veprat më të njohura botërore. Por jashtë këtij projekti të ri, Bulku rrëfeu edhe për jetën e saj private dhe gëzimin që i fal dita-ditës statusi gjyshe.

Image

Nipi që i ka dhuruar statusin i pari është Joeni, djali i djalit të aktores, i cili këtë vit shkon në klasë të parë. Rajmondës, ai i fal kënaqësi të jashtëzakonshme, sepse e ndjek në pothuaj çdo shfaqje pa u mërzitur, përkundrazi. Tani që është rritur ka filluar të kuptojë se gjyshja e tij është aq e njohur saqë në kopsht, më shumë sesa është djali apo vajza e…, thonë se është nipi i Rajmonda Bulkut:

Image

“Kur e merrja Joenin nga kopshti, ai më pyeste ‘o nëna, po pse më thonë ato që je nipi i Monda Bulkut dhe jo djali i mamit?” – rrëfen aktorja me të qeshur pas pyetjes si e përjeton të qenit gjyshe një aktore e njohur si ajo. Ndoshta me përgjigjen e gjyshes (sepse ato më kanë parë në televizor), Joeni nuk është kënaqur dhe, ndoshta, me të drejtë kërkon të dijë pse e dëgjon më shpesh ‘nipi i…’. Megjithatë, kjo gjë edhe e kënaq Rajmondën, më shumë sepse me nipin e madh është shumë e lidhur dhe sepse ai i qëndron më afër edhe jetës së saj artistike: “Joeni është shumë i lidhur me mua, sheh teatrin pa u mërzitur fare. Sa ka ecur në këmbë, e ka gjuajtur topin në mënyrë të shkëlqyer dhe gjyshi mendon se do të jetë talent i rrallë, por unë nuk këmbëngul. Më pëlqen që i pëlqen të vijë në teatër”, – thotë Rajmonda.

Image

Ndërsa Endi, disa vite më i vogël, nuk është ende në gjendje të kuptojë famën e gjyshes së tij. Aq më pak, edhe Damiani, djali 3-vjeçar i vajzës së aktores, e cila jeton në Greqi me familjen e saj. Së shpejti, Rajmonda do të bëhet gjyshe për herë të katërt, sepse vajza e saj është në pritje të fëmijës së dytë.

Image

Në pritje të nipit apo mbesës tjetër, tre të parët i kanë dërguar një mesazh gjyshes së tyre, madje edhe duke i uruar suksese për shfaqjen e radhës.

Image

E emocionuar, Rajmonda falënderoi për surprizën që i kishte përgatitur “Rudina”. Në përgjithësi, ajo nuk i ka qejf surprizat, por para këtyre tre engjëjve, kush nuk do të lumturohej? Apo kush nuk do të donte ta regjistronte një moment të tillë dashurie?

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.