Rakip Suli u shtron kamzalinjve një trotuar të ngushtë, qytetari: Turpi i botës, mezi nxë qenin

Sot është dita e fundit e muajit prill dhe 14 ditë na ndajnë nga zgjedhjet lokale. Kandidatët për bashkitë e vendit, kanë nisur të punojnë fort këto kohët e fundit dhe kjo për të thënë se po mendojmë për qytetarët vetëm për fushatë, në mënyrë që të sigurojnë votat për pozicionin e kryebashkiakut.

Ndonëse në 4 vitet pushtet nuk kanë bërë asnjë punë që u takon, kryetarët bashkive në këto ditë të fundit, kanë përveshur mëngët për interesat e tyre. Së fundmi, është kryetari i bashkisë Kamëz ai i cili po u mbush mendjen banorëve të zonës se po punon fort për ta dhe kjo duke u shtruar një trotuar që mezi nxë njërën nga këmbët.


Duke e cilësuar si turp i botës, qytetari , shkruan se Rakip Suli me këtë investim pritet të gënjejë kamzalinjtë, në mënyrë që t’u marrë votën. Qytetari shkruan se qeni i tij nuk ka mundur të lëvizë në këtë trotuar pasi dy këmbë nuk ia nxinte, ndërkohë që njeriu i cili ka përmasa më të mëdha është e vështirë të ecë në këtë hapësirë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



