Rama-Begaj takim në Presidencë, çështjet “e nxehta” që u diskutuan
Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, kanë zhvilluar një takim në Presidencë për rreth tri orë.
Mësohet se në këtë takim është diskutuar rreth bashkëpunimit mes qeverisë dhe institucionit të Presidencës si dhe çështja e detit, për përcaktimin e kufitit detar me shtetin grek për detin Jon, çështje, e cila po shqyrtohet në Gjykatën ndërkombëtare të Hagës.
Më tej është folur rreth emërimit të ambasadorëve shqiptarë në vendet e huaja, pasi shumë prej tyre janë në përfundim të afatit të tyre

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



