Rama: Burg edhe për ata që kanë puse uji, duhet të vini matësa
Teksa ka folur ditën e sotme për reformën e ujit të pijshëm, e cila do të jetë e ngjashme me atë të energjisë, Rama bëri me dije se do të ndërhyjë edhe në vendosjen e matësave për puset.
Edhe pse qytetarët i ndërtojnë vetë puset, vendosin vetë impiantet për t’u ardhur uji në shtëpi, kryeministri ka bërë me dije se nëse dikush nuk pranon apo nuk vendos matës, do të penalizohet sipas ligjit, që do të thotë ose burg, ose gjobë e majme.
Rama u shpreh ndër të tjera:
Në vendin tonë deri tani ka 25000 puse, nga të cilat 265 kanë leje. Është një barbari për shkak edhe të braktisjes së punës nga shteti. Brenda vitit 2018, çdo konsumator që përdor apo dëshiron të përdorë ujërat nëntokësorë duhet të jetë i pajisur me autorizim. Formalizimi i të gjithë atyre që përdorim puse dhe mbyllja e atyre që janë të paformalizuar”.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco


