E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama dhe Agaçi mbledhin grupin anti-SPAK
Sot

Rama dhe Agaçi mbledhin grupin anti-SPAK

Beteja kundër SPAK-ut duket e qartë dhe ende maxhoranca nuk ka bërë pas, edhe pse Fatmir Xhafaj, vullneteri i parafundit i Enverit po hesht.

Mesa duket intrigat brenda maxhorancës së Rilindjes vazhdojnë, presioni i 99-çave nuk ndalet. Pas disa skemave për të përgenjështruar lëvizjet e tyre për një komision “Ad Hoc” në parlament për të sulmuar SPAK-un, tashmë po hidhen hapa të mëtejshëm. 

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur dy ditë më parë grupin e punës që do të përgatitë një draft për komisionin “Ad-Hoc” që pritet të drejtohet nga Fatmir Xhafaj. 

Sipas burimeve nga maxhoranca në takim ka qenë grupi i juristëve të Rilindjes, ku i pranishëm ka qenë Engjëll Agaçi, Klotilda Bushka, Ermonela Felaj, ish-ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, ish-ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ish-zv.ministri i Drejtësisë Toni Gogu, ministrja e Anti-Korrupsionit, Adea Pirdeni, individë të cilët kanë diskutuar gjërë e gjatë, skemën e hedhur në tryezë disa javë më parë në takimin e Shëngjinit, zhvilluar nga Blendi Çuçi në Grupin Parlamentar dhe thënë publikisht nga Eduard Shalsi. 

Tashmë skemat janë të qarta, brenda maxhorancës një grup po tenton të godasë SPAK-un, gjoja duke u fshehur tek reformat e integrimit apo tek ngritja e administratës së Kuvendit në një nivel tjetër. 

Në mbledhjen me Ramën, është kërkuar që të përgatitet një draft fillestar, që të diskutohet më pas sesi do të veprohet ndaj SPAK-ut. 

Personi që do të bëjë draftin është Engjëll Agaçi për komisionin “Ad Hoc” dhe për qëllimin që do të ketë ai. 

Lëvizja vjen pas takimit të kryeministrit me drejtorët e agjencive, e cila u pasua me një mbledhje qeverie ku kryeministri ngriti zërin ndaj SPAK.

Ekskluzive/ Grupi anti-SPAK në mbledhje me Ramën

Edi Rama dhe Engjell Agaçi

Por, kjo është thelluar disa ditë më parë me një takim të zhvilluar në Dibër, ku Engjëll Agaçi, Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave mblodhi të gjithë Sekretarët e Përgjithshëm të ministrive për t’u mbajtur një leksion anti-SPAK dhe për t’u treguar atyre sesi duhet të veprojnë në rast se BKH-ja dhe Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion shkon të marrë dokumente apo informacion në lidhje me hetimet e nevojshme për çështje të caktuara në institucionet qeveritare./CNA 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.