Rama dhe Manja mund ta çojnë Ballukun në arrest shtepie
Dje në kampin e mazhorancës u shënua një tension i pazakontë politik. Belinda Balluku, numri 2 i qeverisë, u vendos nga GJKKO nën masën “pezullim nga detyra” dhe “ndalim i daljes jashtë vendit”, pas kërkesës së SPAK dhe akuzave për shkelje të barazisë në tendera në disa procedura prokurimi. Megjithatë, as ajo nuk dha dorëheqjen dhe as Rama nuk pati vullnetin ta shkarkonte, pavarësisht se kanë kaluar tre javë që kur Balluku është marrë e pandehur.
Takimi i djeshëm 7-orësh në Kryeministri tregon qartë se po kërkohet mënyra për t’i bërë rezistencë vendimit të gjykatës, me ndikimin e dukshëm të Ulsi Manjës, i njohur për afërsinë me strukturat e drejtësisë. Por çdo përpjekje për të sfiduar gjykatën mund ta çojë situatën drejt një skenari edhe më të rëndë: Rama, për të shmangur përplasjen me SPAK dhe kërkesën e mundshme për heqjen e imunitetit, mund të detyrohet ta çojë Ballukun në një masë më të ashpër sigurieminimalisht arrest shtëpie.
Nëse kjo ndodh, do të ekspozohet përfundimisht kontradikta e madhe e kryeministrit: për miqtë, ligji interpretohet; për kundërshtarët, ligji zbatohet. Propaganda e tij për “drejtësinë e re” do të shembet pikërisht nga rasti që ai po përpiqet ta mbrojë. Të shohim çfarë do të ndodhë në ditët në vijim.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco


