Rama : Do bëjmë qeveri të vogël me emra të rinj
Rama flet për qeverinë e re: Do bëjmë qeveri të vogël dhe efiçente.

Kryeministri Edi Rama në një intervistë dhënë për InTV, ka rrëfuer për veten, jetën personale, por sigurisht edhe politikën.
I pyetur për kabinetin e ri qeveritar që ka deklaruar se do jetë gati në gusht, kryeministri ka thënë se ajo që do të formohet do të jetë një qeveri e vogël.
“Do bëjmë një qeveri të vogël besoj, do punojmë që të zvogëlojmë numrin e agjencive, inspektoriateve, drejtorive, duke u mundur të rrisim eficencën dhe parimi kryesor i 4 viteve do jetë më shumë me më pak në cdo aspekt”- tha ai.
Pyetur për emrat e ministrave, Rama është treguar i rezervuar. “Patjetër që do t’ua zbulojë, por nuk e kam akoma të qartë se kush do jetë ku”- tha ai.
A do të ketë kabineti emra të rinj? Rama përgjigjet shkurt: Po emra të rinj, patjetër.
Edi Rama është shpesh herë pjesë e diskutimeve publike edhe për veshjen e tij. Rasti i fundit ishte në samitin e Triestë, ku kryeministri shqiptar i veshur me kostum, kishte zgjedhur një palë atlete të bardha. Por veshja e tij ka marrë vëmendje jo vetëm brenda Shqipërisë por edhe të liderëve të pranishëm në samit. Vetë Rama rrëfen ekskluzivisht se një palë atlete të tilla ia ka bërë dhuratë Presidentit të Francës
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco


