E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama e kërcënoi me Burg. Basha i përgjigjet nga autostrada e bllokuar
Politikë

Rama e kërcënoi me Burg. Basha i përgjigjet nga autostrada e bllokuar

Sot Lulzim Basha dhe Edi Rama i kanë treguar dënimet me burg njëri- tjetrit. Nëse Rama nga parlamenti tha paradite se nuk do të ketë ndjekës të gatshëm ti binden Lulzim Bashës për të bërë 3-7 vite burg duke djegur kutitë e 30 qershorit, kryedemokrati i’u përgjigj nga autostrada që kishte bllokuar në Milot se jo vetëm zgjedhje farsë nuk do të ketë, por edhe se vjedhësit e mparshëm të zgjedhjeve do të përfundojnë në burg.  “Këtë e di edhe bufi, edhe vëllai i bufit Edi Rama, që të dielën e 30 qershorit ne nuk do të lejojmë zgjedhje  fasadë, sepse opozita as nuk klonohet as nuk shpiket. Zgjedhje nuk do të ketë në asnjë qëndër të vetme votimi,” tha Basha.

Ai nuk harroi ti përgjigjej edhe këcënimeve me burg që kryeministri u bëri atyre demokratëve që do të guxonin të prishnin procesin elektoral.  “Në burg do të përfundojnë Dako dhe Gjiknuri, që janë të kapur me prova duke vjedhur vota” tha ai.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.