E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama e quajti horr Nuhun/ Bylykbashi: Kjo është banda që na qeveris, ta shporrim
Politikë

Rama e quajti horr Nuhun/ Bylykbashi: Kjo është banda që na qeveris, ta shporrim

Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, ka reaguar ashpër pas deklaratave të bëra nga kryeministri Edi Rama në drejtim të nënKomisarit Emiljano Nuhu.

Bylykbashi thekson se Nuhu ka rrezikuar jetën e tij dhe të familjes s tij për të luftuar krimin dhe kriminelët, ndërsa Rama e quan horr.

Sipas Bylykbashit tashmë është e qartë gjithçka, ky vend qeveriset nga banditi dhe banda e tij, prandaj Rama urdhëroi kriminelët që të ndjekin këmba-këmbës oficerin Nuhu.

Ja postimi i Bylykbashit:

I infiltruari‎

Emiliano Nuhu, oficeri i policise kurajoz, i trajnuar nga agjensite e specializuara amerikane per t’u infiltruar dhe shkaterruar ‎bandat dhe organizatat kriminale, duke rrezikuar jeten e tij dhe te familjes se tij.‎

Edi Rama, kryeminister, qe e quan Nuhun “horr” dhe kercenon se do t’i vihet kemba kembes, ka trajnuar nje cete kriminelesh per t’u bere “deputete” te krimit me dhune, presion dhe shitblerje vote dhe per t’i infiltruar ne Parlament.‎

Kjo eshte banda qe na qeveris sot e qe duhet shporrur!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.