E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama e Veliaj show në përurimine shkollës “Servete Maçi”
Politikë

Rama e Veliaj show në përurimine shkollës “Servete Maçi”

Sot, në nisjen e vitit të ri shkollor, kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku Erion Veliaj morën pjesë në përurimin e shkollës “Servete Maçi”. Gjatë fjalës së tij, R

Kryeministri Edi Rama gjatë inaugurimit të shkollës “Sevete Maçi” në Tiranë e ka mbyllur fjalimin e tij me një batutë, me të cilin opozita sulmonte dikur ish-kreun e qeverisë, Sali Berisha për faktin që dilte shumë herë në ditë në media.

Por Rama ka thënë sot se nuk do zgjatej në fjalimin e tij dhe se të gjitha ata që i merr malli, mund ta gjejnë edhe në “frigorifer”, se në televizion nuk diskutohet.

“Po ju mori malli do me keni në frigorifer, se ne televizor po e po, nuk diskutohet”, tha Rama duke qeshur.

Kur PS ishte në opozitë përkrahësit e saj ironizonin daljen e Berishës ne televizion: “Hap dollapin del miu, hap televizorin del Saliu”.

Mesazhi për mesuesit

Kreu i qeverisë tha sot se tashmë statusi i mësuesit ka ndryshuar dhe nuk përjashtoi edhe faktin se ende ka probleme për t’u adresuar.

“Meritojnë një falënderim të veçantë prindërit që nuk e pranuan një vendimmarrje të gabuar që të ndërtohej një pallat. Shkolla si një pasuri e përbashkët në terrenin e saj i mbijetoi lakmisë dhe faktikisht ja ku jemi sot. Sot kemi një sistem mësimor më cilësor dhe miqësor me nxënësit. Mbi të gjitha kemi një trupë mësimore të mbrojtur nga sulmet e jashtme të politikës, apo nga kthetrat e politikës, apo nga imponimet e deri djeshme të korrupsionit dhe ryshfetit.

Jo gjithçka është flori, pasi brenda këtij procesi ka elemente që duhet të adresohen. Ka raste që e gjitha shëmtohet nga shkelja e rregullave dhe tejkalimi i kornizës së funksionimit administrativ. Nga marrëdhënie të paligjshme mes individësh. Por nëse shohim sistemin e funksionimit të shkollës sot, kemi status tjetër të mësuesve”, tha Rama.

Rama u shpreh se transformimi i godinës arsimore është i jashtëzakonshëm dhe se askush nuk e mendonte se mund të ndodhte.

Pasi falenderoi prindërit që nuk e pranuan tranformimin e territorit të shkollës, Rama tha:

“Shkolla ka palestër fantastike, mjedis të këndshem, auditor qe se shpejti do jetë gati kur te jetë pajisur me materialet e fundit, te gjitha keto jane elemente te mjaftueshem per te ndertuar një qender komunitare.”

Më tej theksoi se u takon mesueve, prinderve dhe nxënësve qe te organizohen per ta mirembajtur atë.

“Numerojme afro 2200 shkolla ne gjithe Shqiperine qe jane rindertuar me standarde optimale ose ndertuar nga e para, do t’u shtohen edhe të tjera. Grupi i 17 shkolave te reja te Bashkise se Tiranes, do organizohet përmes nje projekti te mbështetur financiarisht nga qeveria, të cuar para me nje ambicie te re, per ta patur shkola qe duke qene se ndertohen nga themelet, te jene nje model i r ii shkolles te kesaj kohe te re qe jetojme.

Më tej shtoi, Rama:

“Sot kemi një sistem armisor goxha me cilesor, miqesor ne askeptin e organizmit, ngarkeses dhe kemi nje trupe mesimore te mbrojtur nga sulmet e jashtme te politikes, nga kthetrat e interesave politke apo nga imponimet  e deridjeshme te korrupsionit dhe te rryfsheftit, sigurisht jo gjithcka eshte flori ka edhe brenda gjithe ketij procesi elementar ende per t’u adresuar, problem, ka raste qe e gjitha shemtohet nga shkelja e rregullave, nga marredhenie te paligjshme.”

https://www.facebook.com/ErionVeliaj/videos/381866185827878/

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.