Rama elozhe kampionit të botës në sportin e bilardos: Krenarë për Eklent Kaçin
Kryeministri Edi Rama ka përgëzuar 24-vjeçarin, Eklent Kaçin, pasi u shpall kampion bote në sportin e bilardos në disiplinën “10 ball”.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama shkruan se është krenar për të rinjtë shqiptarë si Eklenti, pasi në turneun e Las Vegas ka mposhtur në finale numrin një në botë për këtë sport, spanjollin Francesco Ruiz Sanchez.
“Woooowwww. Krenarë për të rinj shqiptarë si Eklent Kaçi, i cili është shpallur kampion bote në sportin e bilardos në disiplinën “10-ball”
Në turneun e zhvilluar në Las Vegas 24-vjeçari shqiptar nga Kurbini mposhti në finale numrin një në botë, spanjollin Francesco Ruiz Sanchez, me rezultatin 10-7, dhe u bë kampion bote për të dytën here”, shkruan Rama.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco
“Woooowwww. Krenarë për të rinj shqiptarë si Eklent Kaçi, i cili është shpallur kampion bote në sportin e bilardos në disiplinën “10-ball”


